0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Del në shitje kisha në Francë, e mbetur pa besimtarë

Më të lexuarat

Një kishë shekullore në qytetin Logwy në verilindje të Francës është nxjerrë në shitje me një çmim prej 190 mijë euro me arsyetimin se ka mbetur e zbrazët.

Sipas radios lokale France Bleu Lorraine, është vendosur shitja e kishës Katolike Saint-Jules, e cila është ndërtuar gjatë viteve 1911-1913.

Më tej thuhet se shpenzimet e kishës me vite të tëra janë plotësuar nga biznesmenët e rajonit por që gjatë viteve të fundit kisha ka mbetur e zbrazët. Pas mosinteresimit të biznesmenëve dhe mos shkuarjes së besimtarëve të krishterë, njoftohet se nuk është arritur që të përmbushen shpenzimet minimale të kishës. Ndërkaq bëhet e ditur se kryepeshkopata në Nancy ka filluar procesin për shitjen e kishës.

Objekti historik është nxjerrë në shtije me një çmim prej 190 mijë eurosh dhe është njoftuar se ajo mund të përdoret si një vendbanim të llojit papafingo ose si apartamente të shumta që mund të përdoret si nikoqir i aktiviteteve të shumta.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë viteve të fundit në rajonin Lorraine në kufirin mes Belgjikës dhe Luksemburgut ka rënë interesimi për kishën, duke shtuar se një numër i madh i kishave hasin në vështirësi në përmbushjen e nevojave minimale dhe të shpenzimeve të riparimit për shkak të mosinteresimit ndaj tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit