1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Del dokumenti: Kryeministrat shqiptarë, Haradinaj dhe Rama, me pagat më të larta në rajon

Më të lexuarat

Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që akoma vazhdon të jetë i izoluari. Pavarësisht kësaj, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, është i vetmi që e ka pagën më të lartë krahasuar me homologët e tij nga këto vende, njofton Klan Kosova.

Bazuar në një vendim të Qeverisë së Kosovës, të nënshkruar nga vetë Haradinaj, rroga e tij mujore do të jetë 2950 euro.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pagën mujore e ka 1700 euro, njofton Klan Kosova.

400 euro më të vogël sesa të Ramës, 1300 e ka kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Ndërsa kryeministri i Malit të Zi dhe ajo e Serbisë kanë pagat më të ulëta, njofton Klan Kosova.

Malazezi Dusko Markoviç e ka rrogën 1130 euro, ndërsa kryeministrja serbe Ana Bërnabiç paguhet vetëm 1000 euro në muaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit