9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

DEKLARATË E FMSH MBI LOJËRAT E FATIT

Më të lexuarat

Bismilahir-Rrahmanir-Rrahim.
Në Emër të Allahut, Mëshirëplotit, Mëshirëdhuruesit

MBI PROJEKTLIGJIN PËR LOJRAT E FATIT

Forumi Musliman i Shqipërisë e ka ndjekur me vëmendje e shqetësim procesin e diskutimit të projektligjit për lojrat e fatit, që iu  paraqit Kuvendit. Sipas zëvendësministres për Ekonominë e Financat Vasilika Vjero, “qëllimi kryesor i projektligjit është rikthimi i basteve sportive, por tashmë në formën online…”. Forumi shpreh keqardhjen e thellë për këtë nismë te re të Qeverisë Rama, e cila do të rikthejë sërish situatën e rëndë të pesë viteve më parë, kur mijëra qytetarë ishin zënë në kurthin e basteve sportive, duke harxhuar edhe lekun e fundit në to me iluzionin e fitimit. Nuk mund të harrohen dramat familjare, fëmijët që binin në gjumë të uritur dhe divorcet e shumta për shkak të kësaj plagë të dhimbshme shoqërore.
Fakti se tani bastet bëhen vetëm online, nuk do ta kufizojë aspak fenomenin, ndërsa pretendimi se të ardhurat e mbledhura nga këto baste do të përdoren për të mbështetur sportet, kulturën, inovacionin etj. Kjo nuk mund të justifikojë assesi dëmin e madh, që do të pësojë me siguri familja dhe shoqëria shqiptare nga kjo nismë. Nuk ka dyshim se të fituarat në këtë aferë do të jenë vetëm disa kompani të pakta bastesh, ndërsa të varfërit e shumtë e të papunët do të rrënohen përfundimisht.
Forumi Musliman i Shqiperise i bën apel bashkësive fetare dhe organizatave të shoqerisë civile, që veprojnë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve ta kundërshtojnë me forcë miratimin e këtij projektigji ogurzi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit