0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Deklarata e Ramës, myslimanët shqiptarë kundër kryeministrit

Më të lexuarat

Në një kohë kur ekonomia e vendit është në ditë të këqija, taksat shtohen dhe rriten në mënyrë të pajustifikuar, korrupsioni galopant ka pllakosur çdo qelizë të veprimtarisë ekonomike të vendit dhe reforma në drejtësi nuk ka dërguar në bankën e të akuzuarve zyrtarë të lartë të korruptuar, Kryeministri Edi Rama gjen vendin dhe kohën të thërrasë në kauzë të ashtuquajturin rrezik të radikalizmit islam për të mbuluar problemet e qeverisjes së tij.

Ne, një grup besimtarësh myslimanë dëgjuam me shqetësim deklaratat e Kryeministrit Edi Rama të datës 25 prill 2018 në Berlin, të cilat kriminalizojnë me një gjuhë islamofobe myslimanët shqiptarë. Në deklaratat e tij, Kryeministri paralajmëron kancelaren gjermane dhe Bashkimin Europian se mos-integrimi i Shqipërisë në BE do të krijojë hapësirë për Rusinë që të radikalizojë myslimanët shqiptarë. Stigmatizimi, përveçimi dhe portretizimi i tyre me këtë negativitet e përshkallëzon etiketimin e bërë nga disa elita kulturore të vendit se myslimanët shqiptarë dhe feja e tyre janë një pengesë për integrimin europian të Shqipërisë.

Kjo kartë shpifjesh dhe sajesash, e pabazuar në asnjë indicie zyrtare destabiliteti dhe asnjë ngjarje në vend që të tregojë të kundërtën, në një kohë kur ngjarjet e destabilitetit dhe zymtësisë së përditshmërisë sonë lidhen me gjithçka që ka të bëjë me qeverisjen e vendit, perveçse jo me myslimanët shqiptarë, artikulohet nga goja e Kryeministrit pa marrë parasysh asnjë përgjegjësi direkte apo indirekte si për deklaratat e pabaza, ashtu edhe për shtetasit mbi të cilët rëndon lëshimi i këtyre deklaratave. Mbi cilat të dhëna, mbi cilin terren myslimano- shqiptar “të favorshëm”, mbi cilin realitet fetar tërësisht transparent e të ekuilibruar, i bazon Kryeministri dhe politikat e tij aspak transparente, deklarata të kësaj natyre? Shqipëria nuk ka qenë ndonjëherë e integruar në Europë dhe muslimanët shqiptarë nuk janë radikalizuar, përse duhet të radikalizohen tani?! Në një kohë kur e vetmja situatë radikale është arroganca qeverisëse në lëshimin e deklaratave të tilla, në një kohë kur shqetësimi konstant është gjendja e vështirë ekonomiko- shoqërore e reflektuar çdo ditë në vrasje dhe vetëvrasje, në i bëjmë thirrje çdo shqiptari pa dallim feje, që ka si aspiratë të vërtetë prosperitetin e vendit, të dënojë deklaratat e fundit kryeministrore dhe ‘ultimatumin islamik’ që janë sajuar nga zyra e propagandës së Kryeminsitrit, si shpifje dhe sajesa të rrezikshme përkundër të vërtetës dhe çdo interesi kombëtar.

Myslimanët shqiptarë e dëshirojnë integrimin e Shqipërisë në Europë, sepse besojnë që vlerat dhe parimet europiane do t’i mundësojnë Shqipërisë dhe myslimanëve shqiptarë drejtësinë e munguar dhe begatimin që meritojnë. Ne besojmë se integrimi i Shqipërisë në BE është penguar nga klasa politike aktuale shqiptare ku bën pjesë edhe Kryeministri. Feja islame dhe ne si myslimanë dënojmë në emër të fesë sonë korrupsionin galopant dhe padrejtësitë e klasës politike shqiptare, të cilat u kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit dhe shqiptarëve. Sëmundje të tilla si korrupsioni, mungesa e drejtësisë, kriminalizimi i politikës, shumëfishimi i kultivimit dhe trafikimit të drogave të lehta dhe të forta, dhe të tjera fenomene negative të përmendura në raportet e progresit të Komisionit Europian, janë pengesat e vërteta të mos-integrimit të Shqipërisë në Europë.

Qeveria dhe Kryeministri i Shqipërisë janë votuar që të garantojnë sigurinë kombëtare përmes institucioneve ligjzbatuese, dhe jo të bëjnë deklarata destabilizuese të cilat promovojnë probleme që nuk ekzistojnë në realitet. Stigmatizimi i myslimanëve shqiptarë si burim problemesh dhe përpjekja për të vënë në konflikt besimin e tyre fetar me identitetin europian të myslimanëve shqiptarë, bie ndesh me interesat kombëtare dhe aspiratat europiane të myslimanëve shqiptarë.

Ne dënojmë heshtjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ndaj deklaratave dhe qëndrimeve islamofobe të përsëritura të Kryeministrit ndaj myslimanëve shqiptarë, ‘ndotjes’ së rregullt dhe të vazhduar që Kryeminstri i bën terrenit tërësisht paqësor sot në vend për axhenda personale, si dhe i bëjmë thirrje këtij Institucioni që t’u dalë në mbrojtje të drejtave të myslimanëve që ua garanton ligji dhe qenia e tyre faktor i padiskutueshëm në shtet-formim, atdhedashuri, promovimin e vlerave të vërteta njerëzore dhe stabilitetit shoqëror në vend./syri

Nënshkruesit:

1. Fisnik Kruja

2. Gerdi Demneri

3. Roald Hysa

4. Vehap Kola

5. Floriar Arapi

6. Xhodi Hysa

7. Fetah Puci

8. Jetmir Korbi

9. Anduena Qefalia

10. Sabina Fejzullaj

11. Esmere Kola

12. Albi Bardhi

13. Melisa Harusha

14. Ylvi Durmishi

15. Eltjon Kuptrija

16. Esmeralda Çaça

17. Altin Veisllari

18. Klenti Tare

19. Bledi Zhuri

20. Fluturim Nela

21. Julian Vezi

22. Marsjal Malaj

23. Entela Hidri

24. Sajmir Hurdha

25. Hurmet Noka

26. Luida Lecini

27. Pranvera Kasamaj

28. Rezart Levenishti

29. Ardian Kamberi

30. Elis Harka

31. Julian Korca

32. Shkëlqim Duka

33. Adnand Rramadhi

34. Klodian

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit