1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Deklarata e fortë e presidentit serb: Për 70 vjet, shqiptarët do të jenë kombi më i madh në rajon

Më të lexuarat

Në intervistën e dhënë për Tv Pink, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë një pohim kurajoz, por që ka përcjellë dhe pezmin e tij në raport mes asaj çka ndodh me shqiparët e kombin e tij, në lidhje me treguesit e natalitetit.

“Në 70 vjet, shqiptarët do të jenë kombi më i madh në rajon, sepse ata po rriten dhe nuk kanë probleme me politikanët e tyre, të cilët do të thonë ‘mos lindni fëmijë, mos mendoni për të ardhmen, por vetëm për rehati”.

Ka qenë kjo deklarata e pazakontë e Vuçiçit, që në fakt, ka tentuar të godasë tek ajo elitë politikanësh serbë që nuk inkurajojnë lindshmërinë; pasi sa i përket “problemeve që kanë shqiptarët me politikanët e tyre”, ato janë po aq të mëdha sa në shumë vende të Ballkanit.

Deri më tani, ndër të vetmit që ka promovuar zbatimin e politikave në funksion të rritjes së lindshmërisë, është Edi Rama; por tek ky i fundit kanë munguar thirrjet e drejtpërdrejta alla Erdogan drejtuar çifteve për t’u shtuar minimalisht deri në 3 fëmijë, ndërkohë që stili qeverisës po i kushton shtimin e psikozës së “ikjes” nga Shqipëria.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit