Senati i Universitetit të Prishtinës (UP) ka votuar të propozuarit për dekan të gjashtëmbëdhjetë fakulteteve të këtij universiteti. Në mbledhjen e Senatit, e cila është mbajtur me dyer të mbyllura, 41 senatorë dhe 16 dekanë të përkohshëm kanë dhënë votën e tyre duke zgjedhur kështu strukturat menaxhuese të fakulteteve që do të marrin detyrën nga një tetori i këtij viti.
Në Fakultetin Filozofik dekan është zgjedhur Bujar Dugolli me 23 vota, duke mundur kështu kandidatin tjetër të propozuar, Demë Hoti. Në Fakultetin e Filologjisë dekan është zgjedhur Sedat Kuqi me 28 vota, ndërsa konkurrenti tjetër i këtij fakulteti i cili deri tash ka udhëhequr me postin e dekanit, Osman Gashi, ka marrë vetëm 12 vota.
Në Fakultetin Juridik dekani i deritashëm i këtij fakulteti Bajram Ukaj ka fituar edhe një mandat të dytë në udhëheqje me 40 vota, duke e lënë pas të propozuarin tjetër Asllan Billalli me zero vota, raporton Zëri.
Një mandat të dytë që të udhëheq me fakultetin ka fituar dhe dekani aktual i Ekonomikut, Skënder Ahmeti që ka pasur kundërkanidat Fatos Ukajn, i cili ka arritur të marrë vetëm dy vota. Në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës edhe një mandat (të dytë) ka marrë votat të udhëheq Naser Kabashi, duke lënë pas me vota kundërkandidatin Hajdar Sadiku me tri vota.
Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Enver Hamiti ka fituar 28 vota në raport me Vjollca Komoni që ka marrë 13. Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike ka fituar Musli Bajraktari me 25 vota kurse Fehmi Krasniqi ka humbur garën me 16 vota.
Në Mjekësi është zgjedhur dekan Naim Haliti me 31 vota, ndërsa Muhamedali Azemi ka humbur po ashtu këtë post pasi ka marrë vetëm nëntë vota. Në Fakultetin e Arteve është zgjedhur dekan me 39 vota Adem Rusinovci, kurse Haziri Haziri si kundërkandidatë me zero vota. Bedri Dragusha është zgjedhur dekan në Bujqësi me 28 vota duke lënë pas Skënder Mujin me 14 vota. Në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë ka fituar Izet Zeqiri me 41 vota kurse kundër kandidati i tij Hamdi Nuredini ka marrë zero vota.
Në Fakultetin e Shkencave Sportive Sadik Krasniqi me 41 vota, ndërsa Naser Rashiti 0. Në Edukim vota më shumë ka marrë Ethem Çeku i cili edhe është zgjedhur dekan duke mundur me vota kandidaten Minavere Rashiti. Çeku ka marrë 24 vota dhe Rashiti 17.
Në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore me 37 vota dekan është zgjedhur Tahir Arbneshi, ndërsa kundërkandidati Agim Gashi për këtë fakultet ka marrë 4 vota. Në Fakultetin e Shkencave Teknike të Aplikuara në Mitrovicë me 38 vota ka fituar Hakif Zeqiri kurse kandidati tjetër Ahmet Latifi ka marrë tri vota, në FSHTA në Ferizaj është zgjedhur Ibrahim Çunaku me 37 vota dhe kundërkandidati Razim Hoxha ka marrë vetëm katër vota.kohaislame