-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Dejan Lluqiç: Paramendoni nëse një armatë islamike do të arrinte në Shqipëri me 20 mijë luftëtarë të cilët do të prisnin koka

Më të lexuarat

Deklarata e fundit e ish kryeshefit të shërbimit sekret serb, Dejan Lluçiq, po tronditë Maqedoninë. Ai thotë se agjentët hebrenjë punojnë që ta zhdukin Maqedoninë dhe ta destabilizojnë Ballkanin përmes faktorit islamik. Sipas tij agjentët hebrenjë kanë për qëllim që ta ndajnë Maqedoninë në dy pjesë, edhe atë në pjesën maqedone dhe atë shqiptare, dhe parimisht punojnë që të krijohet Shqipëria e Madhe me Kryeqytet, Selanikun.

Lluçiq konsideron se agjentura hebreje organizon plane që në shtetet ortodokse, përfshirë këtu edhe Maqedoninë dhe Greqinë, ti destabilizon përmes radikalizmit islamik. “Një pjesë e njerëzve të cilët udhëheqin me botën, parimisht hebrenjët kanë plane që në shtetet ortodokse sin ë Greqi, Maqedoni, Serbi dhe shumë më pak në Bullgari, dëshirojnë që ti destabilizojnë këto shtete me ndikimin e faktorit islamik, shkruan Zhurnal.

Ai faktor islamik është nën kontroll të plotë të hebrenjëve dhe shërbimeve sekrete të tyre. Ata kanë pasur qëllim që ta ndajnë Maqedoninë në pjesën maqedone dhe atë shqiptare, me qëllim që të zhduket Maqedonia”, ka deklaruar ish kryeshefi i shërbimit sekret serb, Dejan Lluçiq, duke shtuar se përveç hebrenjëve, edhe shërbimi sekret turk i trajnon shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri për të luftuar.

“Shefi i shërbimit sekret turk dhe armata e Turqisë i trajnon shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri që të luftojnë. Ata ju sigurojnë logjistikë zbulimi. E njejta situate është edhe në Bosnje dhe Hercegovin. Turqia i tregon ambiciet e veta imperialiste që të arrin deri në Zagreb”, ka deklaruar  Lluçiq duke theksuar se Shqipëria e Madhe mund të krijohet në Ballkan, por kjo do të shkaktonte trazira të mëdha., shkruan Zhurnal.

“Qëllimi ka qenë që në fazën e pare Shqipëria e Madhe të zgjerohet duke bërë pastrimin etnik të grekëve përmes një lufte të re qytetare. Paramendoni nëse një armatë islamike do të arrinte në Shqipëri me 10 deri 20 mijë luftëtarë të cilët do të prisnin koka, çka do të ndodhte atëherë”, ka deklaruar Lluçiq, në emisionin e fundit “Në qendër”, të udhëhequr nga gazetari Vasko Eftov

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit