4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Degët islame në bankat me kamatë

Më të lexuarat

Ideja e krijimit të degëve islame në bankat me kamatë doli në pah që në fillimet e shfaqjes së bankave islame. Kur ideja e krijimit të bankave islame filloi të kalonte nga aspekti teorik në atë praktik në fillimet e viteve 70’-të, disa banka tradicionale me kamatë u përpoqën që ta pengonin përhapjen e tyre, si dhe të hidhin dyshime në besueshmërinë e punës dhe mbi metodat e të bërit biznes në bankat islame. Kur këto përpjekje dështuan, bankat tradicionale propozuan hapjen e degëve që do të ofronin shërbime sipas parimeve islame në bankat e tyre. Ky propozim nuk arriti të vihej në jetë vetëm atëherë kur bankat tradicionale kuptuan sesa e madhe ishte interesimi e njerëzve për këto banka dhe kur kërkesa nga të gjitha shtresat e shoqërisë për shërbimet e këtyre bankave filloi të rritej. Ky ishte momenti ku disa banka tradicionale vendosën ti hynin kësaj ekperience të re duke hapur degë që ishin të specializuara në shërbimet bankare me bazë islame.
Banka e Egjiptit ishte banka e parë me kamatë që iu drejtua hapjes së degëve që ofronin shërbime bankare sipas parimeve islame. Në këtë mënyrë Banka e Egjiptit hapi degën e parë me shërbime islame në vitin 1980 e cila mori emrin “Dega Hysejn e shërbimeve bankare islame.”
Degët islame në bankat me kamatë
Studim nën dritën e Ekonomisë Islame
Dr. Fehd Esh-Sherif

Përktheu Genc Plumbi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit