0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Deçani në gjendje të jashtëzakonshme, IKSHPK: Uji nuk e shkaktoi helmimin

Më të lexuarat

Kanë rezultuar negative edhe analizat mikrobiologjike të mostrave në rastin e helmimit të banorëve në Komunën e Deçanit. Lajmin e ka konfirmuar Adnora Nurboja nga IKSHPK duke shtuar se uji në Deçan nuk është i infektuar.

Megjithatë, ajo shtoi për mediat se pavarësisht rezultateve, në vijim do të merren sërish mostra për testim. Edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani është shprehur më herët se helmimet nuk kanë ndodhur për shkak të ujit.

Ai theksoi se kjo nuk do të thotë se infeksioni nuk është nga uji por se analiza të tjera do të vazhdojnë të bëhen për të gjetur shkakun.

“Rezultatet laboratorike që kanë dalë sot flasin për momentin se nuk kemi asnjë pistë të helmimit hidrik. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka infeksione hidrike. Por, kjo do të dal pas analizave permanente si të ujit ashtu edhe të analizave të pacientëve. Do të informohemi me kohë.”

Kujtojmë që komuna e Deçanit dje ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të helmimit të mbi 1 mijë e 500 qytetarëve. s.b/abcnews.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit