4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Debati për Skënderbeun: Ja si Fatos Lubonja i shkatërron mitet!

Më të lexuarat

Analisti Fatos Lubonja tha sot se Pëllumb Xhufi është injorant duke menduar se vetëm ai ka monopolin e të vërtetës. I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24, Lubonja shpjegon se pikërisht këta njerëz si Xhufi e kanë bërë ketë vend të të shihet ende si vend Stalinist. Analisti e quan injorancë kërkesën e Xhufit që ti qëndrojë larg figurës së Skënderbeut. Lubonja arsyeton pse duhet ti qëndrojë larg duke thënë se nuk mund të ketë Xhufi monopolin e të vërtetës.

“Unë nuk jam historian, por s’mund të thuash që jam i palexuar. Pikërisht këta njerëz si Xhufi e kanë bërë ketë vend të të shihet ende si vend Stalinist. E dëgjoni çfarë thotë?! Të qëndrojë larg sikur ky e ka monoplin! Kjo është injorancë. Kur flitet për histori është një e vërtetë që nuk e ka as njëri as tjetri. Ky thotë mos e boto këtë qëndro larg. Kjo është injorancë”, deklaroi Lubonja.

Pëllumb Xhufi pak ditë më parë ka thënë se Lubonja është i palexuar për këtë çështje dhe se duhet t;i rrijë larg Skënderbeut. “Të merret me punë të tjera por me Skënderbeun Jo! Po e them edhe njëherë Fatosi është i palexuar”, ka thënë Xhufi.

Lubonja gjithashtu deklaron se figura e Skënderbeut duhet parë përtej mitit.

“Duhet ta ndajmë historinë e Skënderbeut nga miti, të mos ngelemi me përralla. Ka ardhur koha të bazohemi në fakte dhe në dokumente”, sqaroi Lubonja.

Në këtë emision Lubonja, i shkatrron mitet që ekzistojnë në histografinë shqiptare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit