Debate me ateistët
Disa të pafe erdhën te Xhafer Sadiku për të debatuar me te në lidhje me Zotin dhe ekzistimin e tij.
Xhafer Sadiku i tha njërit prej tyre: a ke qenë në det? Tha: po!
I tha: Më trego ndodhinë më të çuditshme që të ka ndodhur në det?
Tha: Një ditë duke qenë në anijë, erdhi një erë e fuqishme, u thy anija, u fundosën kapitenat, kurse unë mbeta i kapur për një copë dërrase. Më çonin valët kah të donin. Ndërkoha e humba edhe atë copë dërrase dhe e gjeta vehten në bregdet.
Xhaferi i tha: në fillim ishe i mbështetur në anijen dhe kapitenat, pastaj në copën e dërrasës, e kur i humbe krejt këto gjëra, a iu dorëzove vdekjes apo përësri shpresoje shpëtimin?
Tha: shpresoja dhe dëshiroja shpëtimin!
Xhaferi i tha: prej kujt e dëshiroje dhe shpresoje shpëtimin në këtë moment?
Heshti njeriu dhe nuk deshti të përgjigjet.
Xhaferi Tha: Allahu, Krijuesi, ishte Ai prej të cilit e shpresoje dhe dëshiroje shpëtimin dhe Ai është që të shpëtoi nga përmbytja.
Ky njeri e pranoi ekzistimin e Allahut dhe e pranoi islamin pas këtij debati.
Elhamdulilah!