1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

De Biasi: Të tregojmë pjesën tonë më të mirë në “Euro 2016”

Më të lexuarat

“Duhet t’i përvishemi punës për të treguar pjesën tonë më të mirë, që është fryma e grupit dhe e skuadrës”

 

TIRANË (AA) – Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka mbajtur sot një konferencë për shtyp, në fokus të së cilës ishin dy ndeshjet miqësore të fundmarsit. Ai foli në lidhje me synimet që ka për këto ndeshje, si dhe për të gjithë fushatën përpara Europianit “Francë 2016”, raporton Anadolu Agency (AA).

De Biasi u shpreh se janë grumbulluar baza e lojtarëve që e kanë sjellë deri këtu Kombëtaren Shqiptare të Futbollit, pasi, sipas tij nuk ka kohë për testime të lojtarëve. Sipas tij, miqësorët janë shumë të rëndësishme për të kuptuar gjendjen e lojtarëve.

Sa i përket fushatës për “Euro 2016”, trajneri Gianni De Biasi u shpreh se duhen përpjekje dhe të punohet sa më shumë. “Duhet t’i përvishemi punës për të treguar pjesën tonë më të mirë, që është fryma e grupit dhe e skuadrës. Ne llogaritemi si skuadra e katërt e grupit. Kështu mendonin edhe në eliminatore, por ne ja dolëm mbanë. Jo se kemi lojtarët më të mirë por sepse kemi një grup që lufton dhe sakrifikon. Po dhamë më të mirën e këtij grupi, do të jetë e vështirë për të gjithë kundërshtarët”, theksoi trajneri De Biasi.

Ai u shpreh më tej se objektivi i tij është kalimi i grupit në “Euro 2016”.

Shqipëria do ti luajë dy miqësoret e radhës në Austri më datë 26 mars dhe në Luksemburg, më datë 29 mars.

Lista e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore është si më poshtë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi, Naser Aliji, Arlind Ajeti, Berat Gijmsiti, Mergim Mavraj, Lorik Cana, Elseid Hysaj, Ansi Agolli, Frederik Veseli, Migjen Basha, Ergys Kace, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Herolind Shala, Ermir Lenjani, Taulant Xhaka, Burim Kukeli, Amir Abrashi, Andi Lila, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku, Shkelzen Gashi, Milot Rashica.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit