1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Davutoglu: Turqia nuk mund të heshtë, kur të gjithë livadhisin në kufirin e saj

Më të lexuarat

“Në kuadër të rregullave të angazhimit është dhënë kundërpërgjigje ndaj forcave që përbëjnë kërcënim në Azez dhe përreth saj”.

Forcat e Armatosura të Turqisë goditën pozicionet e YPG-së në Siri.

Deklaratën zyrtare në lidhje me këtë zhvillim e bëri Kryeministri Ahmet Davutollu.

-“Turqia është e vendosur të mbrojë kufijtë e saj, të marrë masat e duhura për të mbrojtur valën e refugjatëve që vjen përmes kufijve; që elementët e moderuar opozitarë, të cilët janë shpresa e vetme e Sirisë dhe nuk kanë asnjë bashkëpunim me organizatat terroriste dhe me regjimin, të vazhdojnë të ruajnë ekzistencën, dhe për të mos lejuar një masakër të re etnike”, u shpreh Davutollu.

Kryeministri Davutollu shprehu edhe një herë senbilitetet e Turqisë. Ai tha se çështjen e kishte vlerësuar edhe në një bisedë telefonike me ndihmëpresidentin amerikan Joe Biden.

-“YPG-ja nuk është organizatë kurde. PKK dhe YPG janë organizata terroriste. Kjo është një diçka që duhet të dihet mirë nga të gjithë”, nënvizoi Davutollu.

Kundër operacionit të YPG-së në Azez Kryeministri Davutllu reagoi me këto fjalë: -“YPG do të largohet urgjentisht nga Azez-i dhe zona përreth. As që do të afrohet pranë Azezit. Ajo nuk do të tentojë sërish të thyejë korridorin”.

Kryeministri theksoi se Turqia nuk mund të heshtë përballë gjithë këtyre zhvillimeve.

Ai dha mesazhin se do të kërkohet llogari për masakrat e bëra deri tani.

Davutollu kritikoi edhe Rusinë, e cila është duke marrë në shënjestër opozitarët me pretekstin se po lufton kundër DAESH-it në Siri.

-“Bisedimet ndërmjet Rusisë dhe Amerikës vazhdojnë. Dhe ajo që vihet re pas çdo bisede është se rrethimi i Halepit vjen duke u ngushtuar gjithnjë e më shumë, kurse numri i refugjatëve që vijnë nga Halepi vazhdon të rritet. Tashmë ka ardhur koha që dikush t’ia vendosë kufirin Rusisë dhe të ngrejë zërin kundër saj”, cilësoi Davutllu./trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit