1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Davutoğlu për sulmin në Diyarbakir: Në objektiv është Turqia

Më të lexuarat

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, në lidhje me sulmin e ndërmarrë në qytetin Diyarbakir ku humbi jetën kryetari i Dhomës së Avokatisë dhe një polic tjetër ra dëshmorë, ka deklaruar se kjo ngjarje do të zbardhet me patjetër, raporton Anadolu Agency (AA).

Davutoğlu ka shtuar më tej se gjatë qeverisjes së vendit nuk do të lejojnë çështjet e pazgjidhura. “Nëse ka një atentat të ndërmarrë ndaj Tahir Elçi pas këtij sulmi terrorist kjo do të hetohet dhe do të zbulohet se kush e ka kryer. Por kushdo që ta ketë kryer është e qartë se objektivi nuk është vetëm Tahir Elçi, por objektiv është Turqia”.

“Për ata që përpiqen të nxitin shoqërinë, qytetarët tanë në Diyarbakır me këto supozime se do të mbulohet kjo çështje ose në këtë çështje ka disa elementë të fshehtë, po flas haptazi dhe qartë; ne nuk kemi lejuar dhe nuk lejojmë këto çështje të pazgjidhura. Por nëse nëpërmjet këtyre ngjarjeve kërkohet që të krijohet një mjedis i ri trazirash në Turqi, ne edhe kundër kësaj nuk do të mbetemi pa u përgjigjur”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit