-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Davutoğlu: Ne nuk kërkojmë falje për ruajtjen e kufinjve tanë

Më të lexuarat

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davuttoglu, gjatë vizitës së tij zyrtare në Baku ka deklaruar se ‘Nëse Armenia dëshiron të afrohet me alenacën e Turqisë, Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit duhet ti japë fund pushtimit të Karabakut të Sipërm’, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vazhdim të fjalës së tij Davutoğlu tha: ‘Dua të theksoj edhe një herë që Turqia do të jetë pranë Azerbajxhanit vëlla deri sa territori i këtij shteti të çlirohet nga pushtimi i Armenisë. Dua ti bëj një thirrje Armenisë nga këtu. Nëse filloni një proces paqeje për të rikthyer territoret të cilat nuk ju përkasin ju, mund të bashkoheni me vizionin e paqes së aleancës së Turqisë, Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit. Ne nuk mbajm një qendrim dhe nuk jemi në kërkim të armiqësisë, por çdo pëllëmbë toke e Azerbajxhanit është e shenjtë dhe ky territor i pushtuar patjetër që një ditë do të çlirohet.

Kryeministri Davutoğlu në vijim të fjalës së tij u ndal edhe në krizën mes Rusisë dhe Turqisë të dalë pas rrëzimit të një avioni rus i cili shkeli hapsirën ajrore të Turqisë.

”Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë porblem mes popullit rus dhe atij turk. Dëshiroj ti drejtohem Moskës dhe të gjithë Rusisë nga këtu. Nuk kemi asnjë pikë dyshimi, ndjenje negative apo hezitim ndaj popullit rus. Turqit dhe rusët janë dy popuj që i kanë dhënë formim historisë së Europës dhe Azisë. Populli rus është një popull me nder dhe ne e rrespektojmë këtë fakt, por duhet të tihet mirë që edhe populli turk është një popull me nder dhe duhet të rrespektohet nga popujt që rrespekton”, tha ndër të tjera Davutoğlu.

Kryeministri turk në fjalën e tij gjithashtu i ka bërë thirrje liderëve politik të Rusisë për ta zgjidhur këtë problem duke u takuar, por siç thekson ai jo duke përdorur fakte të paqena për të fajsuar njëri tjetrin siç ishin deklaratat e pak ditëve më parë se gjoja ‘Turqia ndihmon DAESH-in’.

Ndërsa në lidhje me rrëzimin e avionit rus i cili shkeli hapsirën ajrore të Turqisë, Davutoğlu tha:

”Ne përdorëm rregullat e mbrojtjes sonë në bazë të angazhimeve, rregull ky që dihet nga të gjithë duke rrëzuar një avion identiteti i të cilit nuk dihej. Askush nuk mund të akuzojë ose fajsojë Turqinë për një gjë të tillë. Askush të mos presë ndjesë nga kjo gjë. Ne nuk kërkojmë falje për ruajtjen e kufinjve tanë. Llogarinë i’a japim vetëm popullit i cili na zgjodhi më 1 nëntor”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit