0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Davutoglu : Evropa, kala e krishterë

Më të lexuarat

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu, ka kritikuar ashpër përqindjen “qesharake e të vogël” të refugjatëve që sipas tij pranon Bashkimi Evropian, duke e quajtur kontinentin e vjetër “kala e krishterë”.

“Turqia, vetëm nga Siria dhe Iraku ka pranuar dy milionë refugjatë dhe në këtë mënyrë ka krijuar një zonë tampon midis kaosit dhe Evropës”, ka shkruar Davutoglu në një artikull autorial për edicionin e nesërm të gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” , transmeton AFP.

Ai gjithashtu vuri në dukje se kontributi financiar nga BE-ja për përpjekjet e Turqisë për refugjatët është i vogël.

“Evropa ka një refleks të madh për të zhvendosur problemin e refugjatëve në shpinën e Turqisë dhe për të ndërtuar një kala të krishterë të Evropës”, ka shkruar Davutoglu, duke shtuar se një qasje e tillë është në kundërshtim me vlerat evropiane dhe se Turqia si një kandidat për anëtarësim në BE nuk mundet të imagjinojë se kjo qasje ka mbështetjen e shumicës së evropianëve .

“Është koha që Evropa më në fund të marrë masa të përbashkëta mbi emigracioni” , tha kryeministri turk, duke shtuar se vendi i tij është i gatshëm për bashkëpunim të koordinuar me “partnerët evropianë“.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit