-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Davutogllu: Kosova përgjithmonë do të jetë e pavarur, në Prishtinë ndjehem si në shtëpinë time

Më të lexuarat

Një nga figurat e shquara të politikës intelektuale turke, Ahmet Davutogllu ka qëndruar të premten në Prishtinës, për të promovuar librin e ri “Qytete dhe Qytetërime”, ku prezentë në këtë takim ishin figura të larta politike dhe akademike.

Ai para pjesëmarrësve, nuk ka harruar t’i përmend lidhjet historike në mes të dy popujve dhe kontributin që e ka bërë shteti turk në drejtim të njohjes së shtetit të Kosovës në arenë ndërkombëtare.

Ish-kryeministri i Turqisë, aktualisht deputet në Parlamentin e Turqisë, ka theksuar se lidhjet historike në mes shqiptarëve dhe turqve janë të përjetshme dhe datojnë tash e shekuj më parë.

“Kuptohet si dikush që ka jetuar në Stamboll, në mahallë siç i quajmë ne, të gjithë ishim të përzierë me shqiptarë. Njëra nga kunatat e mia është shqiptare, njëri nga miqtë e mi është shqiptar. Ka disa njerëz që dëshirojnë ta bëjnë dallimin në mes turqve dhe shqiptarëve në bazë të disa tendencave nacionaliste. Por, mjaft të thuhet se ka më shumë shqiptarë që jeton në Turqi sesa në Shqipëri”, ka shtuar Davutogllu.

Ai në jubileun e 10 të shpalljes të shtetit të Kosovës, ka thënë se e kujton mirë momentin kur Prishtina e shpalli Pavarësinë, duke theksuar se “Kosova çdo herë do të jetë e pavarur”.

“Në atë kohë isha këshilltar i kryeministrit Erdogan dhe pasi morëm mesazh së Kosova shpalli Pavarësinë, menjëherë nxitova dhe i thashë që ta njohim sa më shpejt. Dhe kështu u bëmë nga vendet e para që njohëm Kosovën si vend të pavarur”, ka shtuar Davutogllu.

Ish – ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë tha se Prishtinën – ashtu si Konjën (që është vendlindja) – e konsideron shtëpinë e tij.

“Për ne çka do që ndodhë në Prishtinë ose Prizren, është njëjtë sikur të ndodhë në Konja ose Stamboll, sepse ka aq shumë njerëz që zemrat i kanë në Prizren, Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Pejë, etj. Ne i shohim të gjitha qytetet e Kosovës, si ato të Turqisë, sepse i kemi në zemër”, ka shtuar ai.

Akademiku turk ka thënë se 80 milionë njerëz nga Turqia janë pranë popullit të Kosovës, duke shtuar se tani ka ardhur koha për një Ballkan të ri, ku kombet jetojnë në qetësi.

“Ne dhe vëllezërit tonë nga Kosova, jemi dy popuj që fati dhe historia i ka lidhur përjetësisht”, ka shtuar Davutogllu.

Prezent në promovimin e librit të profesorit të mirënjohur turk ka qenë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës,Enver Hoxha, i cili e ka cilësuar si mik të Kosovës Davutogllun, duke mos e harruar kontributin e këtij të fundit në njohjen e shtetit më të ri në Evropë në arenën ndërkombëtare.

Sipas tij, nëse Kosovën e kanë njohur 116 shtete deri më tani një meritë e veçantë i takon.

Hoxha më tej, nxorri nga kujtesa e karrierës së tij diplomatike, një rast kur Davutoglu dhe Erdogan në shtetin e Egjiptit.

“Isha në Egjipt për të kërkuar njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe aty nuk me njihte askush. Atje ishte edhe miku im Ahmeti i cili më ftoi në një darkë ku ishin të pranishëm qeveritarë të Egjiptit. Më uli afër vetes dhe Erdoganit. Më pas, pasi më pyetën se kush jam, më kanë ftuar të gjithë zyrtarët e Egjiptit. Kontributi i tij dhe i shtetit të Kosovës është i madh. Në 67 organizata ku jemi anëtare është kontributi edhe i Turqisë”, theksoi Hoxhaj.

Ndryshe, nën organizimin e Institutit Albanologjik të Kosovës dhe shtëpisë botuese “Logos – A”, është promovuar libri i Ahmet Davutogllus – “Qytete dhe Qytetërime”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit