4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Davudoglu: Sistemi shtetëror i Sirisë nuk ka legjitimitet

Më të lexuarat

Kryeministri i Turqisë pretendoi se sistemi shtetëror i Sirisë nuk ka legjitimitet.

Sipas gazetës “Sharkul-Awsat”, Ahmed Davudoglu, kryeministri i Turqisë, i cili ka shkuar për një vizitë në Arabinë Saudite, ka pohuar se Ankaraja dhe Riadi kanë mbështetur delegacionin e opozitarëve sirianë për të marrë pjesë në takimin e Gjenevës dhe deklaroi se sistemi shtetëror aktual i Sirisë nuk ka legjitimitet.
Kryeministri i Turqisë në një konferencë për mediat e Arabisë Saudite në Riad, shtoi se Turqia dhe Arabia Saudite me të gjitha mjetet që posedojnë do të mbështesin opozitarët e qeverisë siriane dhe nuk do të kursejnë asnjë përpjekje në këtë drejtim.
Davudoglu në vazhdim tha se Turqia është kundër ndërhyrjes së Iranit dhe Rusisë në Siri dhe shtoi se Arabia Saudite dhe Turqia janë simbol i stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme dhe kanë rënë dakord rreth luftës kundër terrorizmit dhe për zhdukjen e këtij fenomeni.
Kryeministri i Turqisë theksoi se Arabia Saudite dhe Turqia respektojnë integritetin territorial të Irakut dhe Sirisë dhe të gjitha grupet duhet të marrin pjesë në Qeveri, mirëpo për fat të keq në Siri dhe Irak nuk është kështu. Sistemi shtetëror nuk ka legjitimitet.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit