2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

David Cameron pranon fajin për mega-skandalin e “Panama Papers”

Më të lexuarat

Katër ditë pas publikimit të megaskandalit të “Panama Papers”, kryeministri britanik David Cameron ka pranuar përfshirjen e babait të tij në aferat e Mossack Fonseca. Cameron pranoi se ai ka qenë pjesëtar i kompanisë offshore, “The Baltimore Holdings” me pronar babanë e tij dhe se ka përfituar prej saj bashkë me bashkëshorten e tij.

Ngjarja vjen pak muaj përpara referendumit ku do të përcaktohet nëse Britania e Madhe do të dalë apo do të vazhdojë të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron mbajti përgjegjësi për përfshirjen e babait të tij në mega-skandalin e “Panama papers” duke deklaruar se duhet ti mbikëqyrte më mirë kompanitë e familjes së tij. .Deklarata vjen pas sulmeve mediatike ndaj tij dhe thirrjeve për dorëheqje. 4 ditë pas publikimit të dosjeve të Panamasë, Cameron pranoi se ai dhe bashkëshortja e tij kanë qenë pjesëtarë të një kompanie offshore me pronar babanë e kryeministrit dhe se Cameron kish përfituar prej saj. Kompania quhej “The baltimore holdings”, transmeton KP.

“Të them të drejtën nuk ka qenë një javë e bukur. E di që duhet ta kisha administruar më mirë këtë situatë. Kjo është një çështje nga e cila unë duhet të marrë mësimet e duhura”- u shpreh Cameron në mbledhjen e anëtarëve të partisë Laboriste.

Babai i kryeministrit të Britanisë ishte mes mijëra personave të lidhur me skandalin e kompanive offshore, ku të pasurit dhe persona me mjaft pushtet ndërtonin kompani në Panama për të shmangur taksat.

Cameron pranoi se prej babait të tij ai kish përfituar rreth 300 mijë funte, por pa qartësuar nëse ato të ardhura vinin nga kompania e krijuar në Panama. Cameron po ashtu shtoi se i ati i tij zotëronte edhe një tjetër kompani në Jersey të Francës, një vend që është nën vartësinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe që ka një ligj të veçantë për taksat.

Mega-skandali u bë publik pak muaj përpara referendumit ku do të përcaktohet nëse Britania e Madhe do të dalë apo do të vazhdojë të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit