4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Davet atyre që e duan këtë Dynja

Më të lexuarat

Thirrja

Si t’iu bëjmë Davet Atyre të cilët e Duan këtë Dynja nga Ibn el-Kajjimi

“…Njeriu i mençur nuk i urdhëron njerëzit që ta braktisin këtë dynja, për arsye se kjo është e pamundur për ata. Më saktë, ai duhet t’i urdhëron ata që t’i braktisin mëkatet ndonëse ata janë të preokupuar në dynjanë e tyre. Kjo është kështu për arsye se braktisja e kësaj bote është një virtyt jo i detyrueshëm, ndërsa braktisja prej mëkateve është një detyrim. Pra, si ka mundësi që ai t’i urdhëron ata me diçka që është jo e detyrueshme ndërsa ata ende nuk e kanë plotësuar atë që është e detyrueshme?

Nëse është e vështirë për ata që t’i braktisin mëkatet, ai atëherë duhet të mundohet që t’i bëj ata ta duan Allahun duke ia kujtuar atyre shenjat e Tij, bekimet, Mirësinë, përsosmërinë, dhe Lartësinë. Kjo është kështu për arsye se zemrat janë natyrisht të dizajnuar që ta duan Allahun, dhe nëse ata bëhen të tërhequr në dashurinë ndaj Tij, atëherë bëhet jashtëzakonisht e lehtë që t’i braktisin mëkatet dhe ta shkëputin vetën prej tyre(mëkateve).

Jahja bin Muadh ka thënë: “Njeriu i mençur i cili e kërkon dynjanë është më i mirë sesa injoranti i cili e braktis atë.”

Njeriu i mençur i thërret njerëzit tek Allahu prej dynjasë së tyre, dhe kjo e bën më lehtë për ata që t’i përgjigjen thirrjes së tij. Zahidi (asketi) i thërret ata tek Allahu në formën e braktisjen së dynjasë, dhe kjo e bën shumë të vështirë për ata që t’iu përgjigjen thirrjes së tij, meqenëse është shumë e vështirë që ta tërheqësh dikën larg nga gjiri të cilën ai e imagjinon në mendjen e tij ndonëse ai vazhdon duke thithur në të…

[`el-Fava`id`; f. 233-234]

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit