3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Dashuria, baza e një familje nga Shejh Muhamed El-gazzali

Më të lexuarat

Një ndër problemet serioze me të cilat përballet lloji njerëzor, është dhe instinkti seksual, i cili starton në moshë të re, diku tek të pesëmbëdhjetat. Ky instinkt fillon e merr jetë para se të jetë arritur pjekuria mendore, para aftësisë për të mbajtur mbi supe barrën e martesës, përkujdesin për familjen dhe trajtimin e palës tjetër me drejtësi dhe dinjitet.

Martesa nuk është thjesht një formë e shkarkimit të energjive fizike. Ajo është një partneritet sa material, social, edukativ etj… për mirë funksionimin e të cilit lipsen disa aftësi të ndryshme. E derisa të arrihen këto aftësi, islami ka vendosur disa rregulla dhe parime jetësore, të cilat garantojnë dëlirësinë dhe etikën, si për djemtë ashtu dhe për vajzat.

Shoh që angazhimi i njerëzve me pesë namaze në ditë, ka një efekt dhe ndikim të thellë në distancimin nga vesveset e ndyra si dhe nga tundimet të cilat mund të shkaktojnë “shpërthim” të dëshirave të represuara.

Hixhabi legjitim, ulja e shikimit, fshehja e stolive tunduese, ruajtja e kufijve mes meshkujve dhe femrave, mbushja e kohës së lirë me xhihad shkencor, social etj… të gjitha këto do të japin fryte të dobishme në ndërtimin e një shoqërie plot vlera.

Mandej, vjen martesa e cila është mirë të bëhet në kohë, pa u vonuar, ashtu siç duhet të zhvishet nga fenomene të tilla si shpërdorimet, syfaqësia dhe ekzagjerimet në çdo gjë. Njerëzit janë shndërruar në mjeshtër të shpenzimeve të tepërta për dasma, gjë e cila u rëndon supet e tyre të brishtë më pas.

Ndër gjërat që më habisin tek sjellja njerëzore, është se është vetë njeriu ai që i nxjerr vetes pengesa dhe barriera, është vetë ai që shpik mite dhe i shenjtëron ato.

Islami i vërtetë, është ilaçi më dobiprurës dhe më i efektshëm, është elementi bazik për një shoqëri të shëndoshë dhe të dëlirë ku ruhet nderi dhe sundon dinjiteti.

Duke filluar nga shtëpia, shohim që pesë namazet i organizojnë anëtarët e familjes të gjithë, fëmijë e të rritur. Ato – namazet –  lipset të kryhen me përhumbje, disiplinë dhe korrektësi. Po në shtëpi, kultivohen të gjithë ritualet e fesë, por dhe praktikat jetësore dhe vlera të tilla si të ushqyerit, veshja, fjetja, kërkimi leje, mikpritja e miqve dhe shokëve etj…

Sferat publike të jetës janë të shumta dhe të gjitha janë përgjegjëse për ruajtjen e familjes, përhapjen e ndershmërisë dhe dëlirësisë, rritjen dhe edukimin e shëndoshë të brezave të rinj.

Tre janë komponentët kryesorë që duhet të ketë një shtëpi myslimane, me qëllim që të luajë rolin dhe të përmbushë misionin që pritet pre saj dhe këto komponentë janë: Qetësia, dashuria dhe dhembshuria.

Me qetësi, kam për qëllim qetësinë shpirtërore, ku bashkëshortja shndërrohen në kënaqësinë e syve për bashkëshortin, duke mos pasur nevojë t’ia hedhë sytë dikujt tjetër. Gjithashtu, bashkëshorti shndërrohet në kënaqësinë e syve për bashkëshorten, duke mos pasur nevojë të çojë ndërmend dikë tjetër.

Me dashuri, kam për qëllim atë ndjenjë të pastër e të ndërsjellë, e cila e ndërton marrëdhënien mbi bazë kënaqësie dhe lumturie.

Kurse me dhembshurinë, kam për qëllim thelbin e virtyteve madhështore tek burrat dhe gratë. Zoti i lartësuar i drejtohet profetit të tij me fjalët:”Në sajë të dhembshurisë së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje.” (Al Imran, 159)

Kështu, dhembshuria nuk është një ndjenjë keqardhjeje momentale, por ajo është një burim i pashtershëm butësie, virtyti dhe mirësjelljeje.

Kur shtëpitë dhe familjet ndërtohen mbi bazën e qetësisë shpirtërore të konsoliduar, dashurisë dhe dhembshurisë së përzemërt, martesa konsiderohet si mirësia më e vyer dhe me ndikimin më të madh. Vetëm asokohe ajo mund ti kapërcejë barrierat e shumta. Vetëm kështu ajo mund të sjellë në jetë pasardhës të denjë. Shumica e komplekseve dhe konflikteve që lindin mes fëmijëve, i referohen marrëdhënieve të sëmura bashkëshortore dhe prishjes së marrëdhënieve mes burrit e gruas.

Feja nuk i represion instinktet fiziologjike, nuk e konfiskon nevojat për kënaqësi, rehati dhe hare. Kur njeriu vendos të martohet dhe të krijojë familje, prej tij lipset të hetojë dhe të kërkojë tiparet më të fisme për atë që do të jetë prindi i fëmijëve të tij, si për burrin dhe për gruan.

Nëse informacioni i koleksionuar përkon me tiparet e bashkëshortit/bashkëshortes, martesa do të funksionojë si më mirë, në të kundërt priten rrebeshe dhe stuhi.

Ka burra që mendojnë se kanë të drejta por jo detyrime, duke jetuar në një zgavër egoizmi dhe individualizmi të errët, pa i kushtuar vëmendje palës tjetër, gjë e cila nuk duhet të ndodhë. Një shtëpi myslimane bazohet në një rregull drejtësie, i cili thotë:”Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë, ndonëse burrat kanë një shkallë (më shumë përgjegjësie) mbi ato.” (Bekare, 228)

Kjo shkallë, është ajo e një autoriteti në familje, e një udhëheqësi në këtë ortakëri dhe partneritet. Megjithatë, them që ky lidership dhe autoritet, nuk ka të drejtë ta injorojë mendimin e gruas, ashtu siç nuk ka të drejtë ti mohojë të drejtat e saj të ligjshme, morale apo materiale qofshin.

Funksioni shoqëror i shtëpisë myslimane kërkon disa aftësi të caktuara, të cilat nëse mungojnë, akti i martesës e humbet domethënien.

Këto aftësi janë të detyrueshme si për burrin ashtu dhe për gruan. Nëse dikush e ndjen se nuk i plotëson këto kritere, nuk ka të drejtë të martohet.

Nëse femrës i mungon dhembshuria, është zemërgur, pa ndjenja, nuk do t’ia dijë për ndjenjat e tjetrit etj… është më mirë për të, që të jetojë e vetme, pasi nuk do të vlejë si amvisë shtëpie. I shoqi mund të sëmuret dhe shërbimet që ia bën e shoqja, nuk mund t’ia bëjë infermierja apo shërbëtorja. Prej të shoqes pritet shërbimi, buzëqeshja, shpresa dhe lutjet e sinqerta, sidomos në raste të tilla.

Vetëm duke u ndërgjegjësuar se shtëpitë dhe familjet ngrihen mbi bazën e dashurisë, mund të shpresojmë në një rilindje të vërtetë. “Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato.” (Bekare, 187)

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit