”Martohuni me ato që i doni, e kur vullneti i Zotit t’ju bashkojë, atëherë respektojeni dhe duajeni njëri-tjetrin dhe jetoni në dashuri dhe harmoni të vërtetë”. Muhammedi alejhi selam (nga hutbeja lamtumirëse)
Islami si sistem i kompletuar i jetës ofroi rregulla dhe kufinj, kohë dhe vend të duhur për manifestimin e ndjenjës së quajtur dashuri.
Një mjet i ndaluar kurrë nuk mund të jetë shteg nëpërmjet të cilit arrini një qëllim të ligjësuar.
Dashuria në Islam ka vend, por ajo vendin e ka pas martesës e jo para, ashtu siç mendojnë disa që trumbetojnë se janë dashuruar… Për ate disa që nuk kanë dashuri të pastër, flasin për këtë, sepse pikërisht një dashuri e sinqertë dhe e çiltër iu mungon. Si mos t’iu mungojë kur ata fillimin e asaj dashurie e kanë me haram, andaj nuk ka mundësi që Allahu të kënaqë dhe të lumturojë atë çift, nëse paraprakisht kanë thyer ligjet dhe rregullat e Tij.
Bëni kujdes! Të mos iu drejtojë epshi, por mendja. Nëse mbyllen sytë, një ‘zemër vigjilente’ le t’i japër dritë.
O Allah! Na përmirëso gjendjen tonë. Mbjill në zemrat tona dashurinë për Ty, për të Dërguarin tënd, salAllahu alejhi we selem, për krijesat e tua (të zgjedhim vend dhe kohë të lejuar) dhe na pastro zemrat nga gjërat që e hutojnë atë. Amin.
Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi