3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Dardan Sejdiu po e pengon ndërtimin e Xhamisë që tashmë ka filluar të ndërtohet.

Më të lexuarat

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka thënë se nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu po e pengon ndërtimin e Xhamisë që tashmë ka filluar të ndërtohet.

Rrahmani ka thënë se Sejdiu po kërkon ta mbështesë projektin Xhamisë së madhe të Zaha Hadid, duke kërkuar të mos ndërtohet projekti i tanishëm i Xhamisë.

Ai ka thënë se deklarimet e Sejdiut për mbështetjen e projektit të Xhamisë së madhe të Zaha Hadid është manipulim.

Postimi i plotë i tij:

Dardani Sejdiu, paska mbështetur projektin e Xhamisë së Madhe të Zaha Hadid duke kërkuar të mos ndërtohet projekti i tanishëm. Me këtë mbështetje ish nënkryetari ka vetëm një qëllim, pengimin e ndërtimit të kësaj xhamie që tashmë po fillon. 

Dardani sa ka qene nënkryetar kurr nuk ka pasur guxim të flas për këtë temë. Andaj nëse ka tash guximin dhe mendon se projekti i Zaha Hadit, e pasuron Prishtinën, unë i propozoj që të ndaj lokacionin te Biblioteka Kombëtare dhe të ndërtohet aty kjo xhami. A aksionit për mbështetje financiare do ti bashkangjitem edhe une. Prishtina ka nevoj edhe për një xhami të madhe Dardan, mundesh me dal me i vizitu ditën e premte xhamitë dhe mund ti shohësh se si falen rrugeve, e dimrit në borë e në shi!
Mos tento me manipulime me stopu këtë projekt që besimtarët malltretohen që dhjetë vite her nga një pushtetë e herë nga tjetri.

Burimi: Insajderi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit