16.3 C
Pristina
Saturday, June 29, 2024

Danimarkë, vazhdojnë sulmet ndaj Kuranit

Më të lexuarat

Anëtarët e grupit dogjën kopje të Kuranit përpara ambasadave të Pakistanit, Algjerisë, Indonezisë dhe Marokut, si dhe para një xhamie në Kopenhagë

Sulmet ndaj librit të shenjtë të muslimanëve, Kuranit, vazhduan edhe sot nga grupi danez anti-islamik dhe ultranacionalist “Danske Patrioter” (Patriotët danezë), përkundër dënimeve të shumta, transmeton Anadolu.

Anëtarët e grupit dogjën kopje të Kuranit përpara ambasadave të Pakistanit, Algjerisë, Indonezisë dhe Marokut, si dhe para një xhamie në Kopenhagë.

Autorët kanë brohoritur parulla anti-islame gjatë aktit provokues, i cili u zhvillua nën mbrojtjen e policisë.

Videot e shpërndara nga grupi në Facebook ishin kufizuar më parë.

Muajt e fundit janë parë akte të përsëritura të djegies së Kuranit, përçmimit ose përpjekjeve për ta bërë këtë nga figura apo grupe islamofobike, veçanërisht në vendet e Evropës veriore dhe ato nordike, duke shkaktuar zemërim nga vendet muslimane dhe mbarë bota.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit