-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Danimarka miraton ligjin për ndalimin e djegies së Kuranit

Më të lexuarat

Parlamenti i Danimarkës ka ndaluar “trajtimin e papërshtatshëm” të teksteve fetare – me një projektligj të njohur gjerësisht në vend si ligji i Kuranit.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shkelësit tani përballen me një gjobë ose deri në dy vjet burg pas një votimi 94-77.

Ai pason një seri djegiesh të librit të shenjtë të Islamit që shkaktoi bujë në vendet myslimane.

Danimarka dhe Suedia fqinje kanë parë së fundmi një numër protestash në rrugë për incidente të tilla, duke ngritur shqetësime për sigurinë në Skandinavi.

Megjithatë, gjatë debateve të nxehta të së enjtes në parlamentin me 179 anëtarë të Danimarkës, Folketing, shumë deputetë të opozitës argumentuan kundër projektligjit.

Suedia ka parë gjithashtu një seri djegieje të Kuranit dhe shërbimi i saj i sigurisë ka paralajmëruar për një përkeqësim të situatës së sigurisë.

Qeveria në Stokholm po shqyrton aktualisht një projekt-ligj të ngjashëm. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit