1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Danimarka me sytë nga Myslimanët, shtrëngimi i duarve një nga kushtet për dhënien e shtetësisë!

Më të lexuarat

Danimarka do të kërkojë që kushdo që merr nënshtetësinë daneze të shtrëngojë duart në ceremoninë e dhënjes së saj, sipas ligjit të miratuar të enjten, në të cilin ligjvënësi thonë se kjo i drejtohet muslimanëve që refuzojnë për arsye fetare për ti dhënë dorën anëtarëve të gjinisë së kundërt.

Ligji ka nxitur reagime të forta nga disa kryetarë të komunave pasi ata do i kryejnë këto ceremoni dhe janë të shqetësuar se do të jenë ato që do përballen fizikisht me një politikë të çuditshme “vetëm simbolike” dhe jo relevante për kualifikimet e një aplikanti. Ata thonë se Parlamenti danez, i cili miratoi masën, ka ngritur artificialisht një zakon shoqëror në një vlerë kombëtare.
Por Danimarka nuk është e vetme. Autoritetet në Zvicër dhe Francë kanë cituar kohët e fundit “vështirësi në asimilimi” në refuzimin e shtetësisë për të huajt që refuzojnë të shtrëngojnë duart me zyrtarët.

“Nëse jeni në Danimarkë, ku është zakon të shtrëngoni duart kur ju përshëndesni dhe nuk e bëni këtë, kjo është mungesë respekti “, tha Martin Henriksen, i cili është zëdhënësi i Partisë Popullore Demokratike dhe një kritik i madh ndaj Islamit. “Nëse dikush nuk mund të bëjë diçka që është kaq e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë, nuk ka asnjë arsye për t’u bërë shtetas danez”.

Ai tha se ligji, i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar, u kërkua për shkak të “emigrimit musliman në Danimarkë prej një kohë të gjatë”, dhe shtoi se ai shpresonte gjithashtu se ky ligj do të ndiqej edhe nga ai i ndalimit të mbulesës së grave muslimaneve përgjatë këtyre ceremonive.

Ministri i integrimit Inger Stojberg, nuk pranoi të intervistohej, por ai shkroi në faqen e tij në Facebook se një shtrëngim duarsh ishte një “shenjë e dukshme që ju e keni Danimarkën për zemër”.

Këtë verë parlamenti ndaloi veshjen e nikabit në publik, në 2015 vendi shkurtoi drastikisht programet sociale për azilkërkuesit dhe në 2016 u miratua një ligj i cili lejonte autoritetet të konfiskonte gjërat me vlerë të emigrantëve me qëllim që të mbuloheshin kostot e qëndrimit të tyre në Danimarkë.
Disa nga kryetarët e bashkive që do të kryejnë këto ceremoni thonë që ky ligj ka shkuar shumë larg, ata nuk e shikojnë mos dhënien e dorës si mungesë respekti ndaj tyre dhe vendit të cilin ata përfaqësojnë gjithashtu ata thanë që do të gjejnë hapësira për ta shmangur këtë ligj.
Për të marrë shtetësinë në Danimarkë, një emigrant duhet të ketë qëndrim legal prej 9 vitesh, të kalojë testin e gjuhës Daneze, të mos ketë të dhëna për krime serioze, të jetë financa të vetë-mjaftueshme dhe të kalojë një test të politikave, historisë dhe shoqërisë Daneze.
Burimi: The New York Times.
Përktheu dhe përshtati: KohaIslame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit