2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Danimarka, ligj për mbrojtjen e Kuranit

Më të lexuarat

Vendi nordik nuk do tolerojë lirinë e diskutueshme të shprehjes

Qeveria e Danimarkës zbuloi sot një projektligj që do ta bënte të paligjshme djegien e kopjeve të Kuranit në vende publike, si pjesë e përpjekjeve të vendit për të ulur tensionet me shumë vende me shumicë myslimane.

“Qeveria do të propozojë legjislacionin që do të ndalojë përdorimin e papërshtatshëm të objekteve me rëndësi të madhe fetare për një komunitet fetar,” tha ministri danez i Drejtësisë Peter Hummelgaard gjatë një konference për shtyp.

“Ligji do të kriminalizojë, për shembull, djegien publike të Kuranit, Biblës ose Torës”, por edhe simbolet fetare si kryqi, shtoi ai, duke e quajtur djegien e kopjeve të Kuranit një “akt thelbësisht të përbuzur” që “dëmton Danimarkën dhe interesat e saj”.

Projektligji i ri do të përfshihet në nenin 12 të kodit penal që ka të bëjë me sigurinë kombëtare, me Hummelgaard që shpjegon se “ne nuk mund të rrimë duarkryq ndërkohë që disa individë po bëjnë gjithçka që munden për të provokuar reagime të dhunshme”.

 Shkelësit do të përballen me gjobë dhe dy vjet burg.

Javët e fundit, Danimarka dhe Suedia kanë parë disa protesta në të cilat pjesëmarrësit kanë djegur, shkelur ose grisur kopje të Kuranit, duke zemëruar vendet myslimane, të cilat u kanë bërë thirrje dy vendeve nordike të ndalojnë këto akte. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit