1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Danimarka do të vazhdojë dialogun e ngushtë me vendet islame rreth djegies së Kuranit

Më të lexuarat

“Danimarka ka dënuar djegiet e fundit të Kuranit dhe po eksploron mundësinë e ndërhyrjes në situata të veçanta brenda lirisë daneze të shprehjes”, tha kryediplomati danez Lars Lokke Rasmussen

Ministri i Punëve të Jashtme i Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen, tha se vendi i tij ka marrë parasysh deklaratën e fundit të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OIC) pas sulmeve të fundit ndaj Kuranit, duke thënë se Danimarka do të vazhdojë dialogun e ngushtë me shtetet anëtare të organizatës, transmeton Anadolu.

“Danimarka ka dënuar djegiet e fundit të Kuranit dhe po eksploron mundësinë e ndërhyrjes në situata të veçanta brenda lirisë daneze të shprehjes”, tha në Twitter kryediplomati danez Rasmussen.

OBI publikoi një deklaratë pas një seance të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të organizatës, duke “dënuar fuqishëm” djegiet e fundit të Kuranit në Suedi dhe Danimarkë, duke shprehur “keqardhje të thellë” që këto incidente vazhdojnë të lejohen nga autoritetet.

Në një deklaratë të dielën vonë, qeveria daneze tha se “për këtë arsye do të shqyrtojë mundësinë e ndërhyrjes në situata të veçanta ku, për shembull, fyen vendet, kulturat dhe fetë e tjera dhe ku kjo mund të ketë pasoja të rëndësishme negative për Danimarkën, veçanërisht në lidhje me sigurinë”.

Muajt e fundit janë parë akte të përsëritura të djegies ose përdhosjes së Kuranit, ose përpjekje për ta bërë këtë nga figura apo grupe islamofobike, veçanërisht në vendet e Evropës veriore dhe ato nordike.

Pavarësisht dënimeve dhe protestave të gjera, sulmet ndaj Kuranit vazhduan të hënën në Danimarkë dhe Suedi.

Në Kopenhagë, kryeqytetin e Danimarkës, anëtarët e grupit anti-islam dhe ultra-nacionalist “Patriotët danezë” dogjën një kopje të librit të shenjtë musliman përpara ambasadës saudite.

Ndërkohë, Salwan Momika, një refugjat irakian 37-vjeçar që jeton në Suedi, dogji një kopje tjetër të Kuranit para Parlamentit suedez dhe kërkoi që Islami të ndalohej në vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit