Organizata daneze e quajtur “Stop Islamizimit të Danimarkës” (SIAD) në Kopenhagë ka hapur një ekspozitë që përmban fyerje ndaj Profetit Muhammed.
Konkretisht, këto janë karikaturat që kjo organizatë i ka transportuar nga shteti amerikan i Teksasit.
Karikaturat janë sjellë në Danimarkë nën shoqërimin e policisë, ndërsa ekspozita është hapur vetëm për mediat.
Presidenti i SIAD, Anders Gravers tha se organizata ka për qëllim që këto karikatura ti shohin edhe qytetarët, duke shtuar se liria e fjalës është në rrezik.
Në hapësirën e ekspozitës janë marrë masa të rrepta sigurie, ndërsa me rastin e ekspozitës në zonë janë angazhuar 400 policë dhe agjentë të shërbimit të fshehtë. Pranë hapësirës ekspozuese tre vajza thërrisnin parulla kundër SIAD, kurse ndërhyrja e policisë ishte e menjëhershme.
SIAD më parë ka aplikuar disa herë për organizimin e ekspozitës në vende të ndryshme, duke përfshirë edhe Bibliotekën Mbretërore në Kopenhagen, por nuk kanë marrë leje për një gjë të tillë.
Krahu i SIAD në SHBA, nën emrin “Stop islamizimit të Amerikës” organizuan ekspozitën në qytetin amerikan të Dallasit, me ç’rast dy persona patën kryer një sulm të armatosur ndaj vendit të ekspozitës.
Këto sikur duket vetë i kërkojnë problemet dhe nxehin gjakra pa nevojë. Kjo është demokracia e tyre dhe fyerja që ua bëjnë myslimanëve.