3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dalje nga ferri: rrëfimi i një amerikani të bërë musliman

Më të lexuarat

Me Zotin dhe drejt Zotit siç nuk do donte të ishte….në fytyrë!

Gjatë muajit të Ramazanit ai do ishte dhe në xhaminë e njohur të Rrugës zë Kavajës, duke pozuar me hoxhën e njohur Ahmed Kalaja, si një i kthyer në Islam.

Ai është Umar Nieto, amerikani i bërë musliman që ka ardhur të jetojë në Shqipëri, ka rrëfyer në Real people Euronews Albania, historinë e jetës së tij.

Nieto rrëfeu abuzimet dhe dhunën e ushtruar kur ishte i vogël dhe banonte me familjen në Hauai. Ai tha se njerku drogohej dhe e rrihte atë dhe familjen e tij. Ndërkohë që bëri me dije se ka përjetuar edhe racizëm në shkollë për shkak se ishte i bardhë.

“Njerku përdorte drogë dhe më rrihte mua dhe familjen time. Ishte një person i çmendur, por në Hauai shumë njerë pinë drogë dhe kryejnë dhunë në familjet e tyre. Ka shumë dhunë, në shkolla gjithashtu. Ka racizën, dhe me të gjitha këto unë u rrita. Unë fillova të sillesha si gjërat që shihja. Kur lëviza në SHBA, dhe pas asaj në Meksikë, gjërat filluan të ndryshonin”, tha ai.

Ai theksoi se të gjitha këto përjetime e kanë bërë të jetë më i fortë, më i mirë dhe të mos përfshihet më në zënka, por të sillet mirë me njerëzit.

Nieto shtoi se një ndihmesë për t’u bërë më i rregullt në jetën e tij e ka dhënë dhe besimi islam.

“Kjo ka qenë arsyeja pse unë tani dua të jem pozitiv, pasi nuk dua të përfundojë ashtu. Abuzimi në shkollë dhe shtëpi më bëri më të fortë dhe më bëri që të kuptoj se duhet t’i respektojmë njerëzit dhe të jemi të këndshëm. Prandaj medoj se Islami më ka bërë mirë më ka bërë më të rregullt”, tha ai, raporton Euronews Albania.

Nieto tregoi dhe tatuazhet në trupin e tij, ku në bërrylin e majtë mbante të pikturuar gjyshin e tij Huan Hose Nieto, i cili ka qenë president i Kolumbisë.

Umari tha se nuk e ka njohur kurrë stërgjyshin e tij dhe nuk mund të thotë nëse ushte një njeri i mirë ose jo.

“Ky është stërgjyshi im, ka qenë president i Kolumbisë dikur. Kemi të njëjtin mbiemër, quhet Huan Hose Nieto. Ishte president i Kolumbisë dhe ka qenë mason kur ka qenë e ri, ndaj nuk e di si mund të ketë qenë si njeri. Ka pasur dhe kriminelët dhe ushtrinë dhe gjëra të tilla”, tha ai.

Problem tashmë është se nuk mund t’i heqë më tatutazhet, të cilat e kanë shfytyruar. Kjo pasi do dëmtonte fytyrën dhe kjo nuk lejohet në Islam – vetëdëmtimi fizik – siç nuk lejohen dhe tatuazhet, por që ai i ka bërë pa qenë në Islam.

Pra, sa të ketë jetën do jetë i tillë, gjë për të cilën patjetër është penduar, tashmë kur para tij është hapur një tjetër botë dhe ka kuptuar se ç’lloj ishte ajo që ka lënë pas: kotësi e gjallë!

/tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit