1.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Dalja nga BE-ja, rritet me 22% numri i britanikëve që kërkojnë pasaportë irlandeze

Më të lexuarat

Numri i shtetasve britanikë që aplikojnë për pasaporta irlandeze u rrit me 22% në 2018, tha të hënën zyra e jashtme e Irlandës. Kjo shifër është më shumë se dyfishimi i totalit të aplikacioneve vjetore që kur Britania votoi për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.

Pothuajse 100,000 britanikë të kualifikuar kërkuan të marrin një pasaportë nga fqinji më i afërt, nga 81,000 vitin e kaluar dhe 46,000 në vitin 2015, viti para votimit të Brexit çoi në një rritje të shpejtë të aplikacioneve.

Çdokush i lindur në Republikën Irlandeze ose Irlandën e Veriut, ose me një prind ose gjysh irlandez, ka të drejtën për një pasaportë irlandeze – gjithsej rreth 6 milion qytetarë britanikë. Ata mund të mbajnë shtetësi të dyfishtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit