Incidentet e njëpasnjëshme të kohëve të fundit nëpër lokalet më të ftekuentuara të qytetit të Tetovës, në të cilat pjesa më e madhe e rasteve kanë përfunduar me të plagosur apo edhe me viktima, kanë bërë që tek të rinjt tetovar të krijohet frikë dhe pasiguri kur shfaqet dëshira për të shijuar jetën e natës. Zënka për arsye banale të cilat në të shumtën e rasteve kanë eskaluar me përdorimin e armëve të ftohta, duke sjellë edhe të plagosur e viktima, shkruan Almakos.
Një i ri nga Tetova thotë se nuk ndjjehet aspak i sigurtë duek thënë se edhe kur e merr guximin të dalë, nuk e di a kthehet, sepse shpesh kanë pësuar edhe ata që kanë qenë në kohë të gabuar në vend të gabuar.
“ Pas gjithë këtyre ngjarjeve që ndodhin kohët e funidt në Tetovë, nuk ndjehemi aspak rehat apo të sigurtë të dalim në pjesët më të frekuentuara nga të rinjt, tashmë e kemi shumë rendë që ta bindim veten dhe miqte që ta kalojmë një mbrëmje në Tetovë. Dikush mund të akuzojë mentalitetin tonë, mirëpo unë do kisha thënë se të gjitha këto incidente përsëriten për shkak se organet kompetente nuk nërmarrin ndonjë masë për parandalim, por vetëm për sanksion. Mund të thuhet se në këtë aspekt këto organe kanë dështuar. Më i lirë ndjehesh në kohë lufte se sa paqeje në Tetovë. Megjithatë shpresojmë që kjo te ndryshojë së shpejti” – thotë L. Useini, nga Tetova.
Ndërsa të njejtën frikë dhe pasiguri ndan edhe një studente nga Tetova, e cila tregon se është larguar nga lokali “ Barcode” vetëm një orë para se të ndodhte incidenti i pak ditëve më parë.
“Unë personalisht isha atë natë në “ Barcode”, por u largova pothuajse një orë para se të ndodhte incidenti, për arsye se në të njejtën mbrëmje kishte edhe muzikë qytetare dh e vendosa të shkoj ta ndjek. Pasi arrita në shtëpi kuptova që fatkeqësisht kishte ndodhur incidenti për të cilin më pas shkruajtën të gjitha mediat. E mendoja që po të mos kishte ndodhur të largohesha më herët, mund të kisha qenë unë një ndër të plagosurit. Pra, del për t’u argëtuar dhe nuk e din a kthehesh në shtëpi. Tmerri është bërë sinonim i argëtimit në qytetin tonë, për vet faktin se sa herë nisesh të dalësh mendon “ Po sikur të ndodh diçka e till”, sepse nuk ndodhi njëherë, por u bënë disa herë që ndodhin incidente të tilla. Të them të drejtën unë me miket e mia kemi filluar të dalim më rrallë dhe t’I zgjedhi më me kujdes ambientet ku vendosim të shkojmë, nuk do të ishte habi neës I ndalojmë plotësisht daljet gjatë natës”– thotë B.Qamili, student nga Tetova.
Çfarë duhet bërë nga organet përgjegjëse për ruajtjen e rendit që situate të tilla të mos përsëriten?
Zëdhënësi I Punëve të Brendshme në Tetovë, Marjan Josifovski, thotë se nga ky sektor janë ndërmarrë disa hapa për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
“ Këtë vit janë marrë një sërë masash si takime me pronarët e objekteve, bare, disko e të tjera, me qëllim të parandalimit të situatave të ngjashme me atë të pak ditëve më parë. Kemi zbatuar sanksione ligjore dhe parandaluese. Këtë vit në mënyrë të përsëritur janë kryer kontrrolle nëpër disa objekte të frekuentuara më së shumti nga të rinjt dhe si qëllim kemi pasur të shikojmë sa zbatohen rregullat e caktuara ligjore sa i përket alkoolit, apo lëndëve narkotike apo edhe volumit të muzikës. Nga pronarët e objekteve kemi kërkuar ndër të tjerat që të sigurojnë edhe praninë e klientëve të tyre”– tha Marjan Josifovski, zëdhënës në SPB Tetovë.
Vitet e fundit policia e Tetovës ka realizuar një projekt parandaluese, ku sëbashku, prindër dhe polic kanë vizituar ambientet më të frekuentuara nga të rinjt e Tetovës dhe Gostivarit.
Megjithatë edhe përkundër kësaj në Tetovë vazhdojnë të ndodhin ngjarje të cilat i trondisin qytetarët. Vetëm pak ditë më parë ndodhi edhe incidenti i fundit kur një një klient i lokalit “ Barcode” ka gjuajtur me armë duke plagosur një person dhe lënduar tre të tjerë.
Pothuajse një vit më parë në të njejtin lokal si pasojë e një incidenti ku pati gjithashtu të shtëna me armë zjarri, e humbi jetën një person dhe u plagosën 9 të tjerë./ Almakos.com/