0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Daily Mail: Këto janë pesë rrugët e emigrantëve drejt Evropës, e para është Shqipëria

Më të lexuarat

Një roje kufitare maqedonase ka treguar në kushtet e anonimatit për tabloidin britanik Daily Mail se “emigrantët po gjejnë çdo ditë të çara të reja në gardhin e vendosur në kufi. Për ekspertët vendimi i Maqedonisë për të mbyllur kufirin i ka nxitur emigrantët që të gjejnë “mënyra të reja, agresive dhe ilegale për të hyrë në Evropë.

Mbyllja e rrugës ballkanike ka bllokuar rreth 42 mijë emigrantë në Greqi, ku situata më kritike paraqitet në kampin e Indomenia, ku sipas të dhënave qëndrojnë rreth 12 mijë emigrantë dhe gjendja është në kufijtë e emergjencës.

Duke analizuar tërësinë e rrethanave që prekin emigrantët, Daily Mail në bashkëpunim me ekspertët jep 5 rrugët e mundshme të emigrantëve drejt Evropës.

E para prek Shqipërinë, pasi parashikon mundësinë e kalimit të emigrantëve nga Greqia, përmes Shqipërisë dhe detit në Itali.

Rruga e dytë nis nga Turqia, kalon në Bullgari e në Bosnje, për të vijuar më tej drejt vendeve evropiane.

Rruga e tretë është ajo përmes detit nga Turqia direkt në brigjet e Italisë.

E katërta, është edhe rruga më e gjatë, e cila parashikon kalimin e emigrantëve nga Rusia direkt në Finlandë.

Ndërsa rruga e pestë është ajo nga Libia përmes detit.

Në artikullin e gjatë kushtuar situatës së emigrantëve, tabloidi britanik i kushton një vëmendje të veçantë rrugës që përfshin Shqipërinë, si një prej më të mundshmeve. Për këtë citon edhe deklaratën e presidentit të rajonit të Pulias, Michele Emiliano i cili pak ditë më parë foli për mundësinë e një fluksi prej 150 mijë njerëzish në brigjet më të afërta me Shqipërinë

Tabloidi britanik po ashtu shkruan se UNHCR-ja është duke punuar me qeverinë shqiptare për të “identifikuar vendet e mundshme të pritjes” pranë pikave të kalimit kufitar me Greqinë.

Pavarësisht se cila do të jenë rrugët e reja të emigrantëve Daily Mail e mbyll shkrimin me citimin e një eksperti të sigurisë i cili ka thënë se “kontrabandistët e fillim-viteve 2000 kanë filluar të vijnë rrotull”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit