Elvis Naçi, teologu shqiptar është bërë “pikë sulmi” nga disa fytyra publike të cilët e kritikuan për një ligjëratë të tij lidhur me gruan dhe burrin në raport martesor.
E pas gjithë debatit të bërë, kanë qenë edhe shumë emra të tjerë që janë vendosur pro ose kundër hoxhës, shkruan lajmi.net
Një nga përkrahësit e mendimit të Elvisit është edhe Dafina Dauti.
Këngëtarja në Instagram ka hedhur një fotografi ku shihet Elvis Naçi në njërën anë, kurse anën tjetër ishin gazetarja Fatma Haxhialiu dhe opinionisti Mustafa Nano.
“Kur i kulturuari heshtë nga edukata” është pjesa dedikuar Elvisit “injorantët mendojnë se e lanë pa fjalë” është pjesa tjetër e thënies që o dedikohet Haxhialiut dhe Nanos.
Me këtë foto, Dafina tregoi që me të drejtë është mbështetëse e ligjëratave të Elvisit!