1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Daçiqi mohon se do të ndalet fushata kundër njohjeve

Më të lexuarat

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka mohuar se Serbia do të ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, duke u thirrur në burime nga Brukseli, ka shkruar të enjten se Serbia ka pranuar të ndalë këtë fushatë, me synim për të krijuar atmosferë më të mirë për rifillimin e dialogut me Kosovën.

Por Daçiq ka thënë se kjo është një “gënjeshtër e madhe”.

“Serbia nuk ka ndalur kampanjën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe as që do të ndalojë, nëse të gjithë të tjerët nuk ndalen me kampanjën për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë”, ka thënë Daçiq për Tanjug.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit