-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Daçiq: Thaçi s’e kupton që vizat s’janë vendim politik, thirrja e protestës e fundosë

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka folur rreth liberalizimit të vizave për banorët e Republikës së Kosovës dhe protestën që Hashim Thaçi ka thirrur para zyrës së BE-së në lidhje me mos liberalizimin e vizave.

Ai ka thënë se Hashim Thaçi nuk e kupton se liberalizimi i vizave nuk është çështje politike, por teknike dhe e sigurisë për të cilat vendosin ministrat e Punëve të Brendshme dhe Drejtësisë, transmeton Koha.net.

Daçiq, sipas B92, ka ardhur në përfundim se Kosova “thjeshtë nuk i ka përmbushur kushtet” për liberalizim të vizave, duke dhënë edhe një koment rreth “protestës” së Thaçit.

“Thirrja për protestë vetëm sa e gropos më thellë pozicionin e tij katastrofal brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë Vuçiq.

Qeveria e Serbisë sot, jo zyrtarisht për B92, ka thënë se “nuk beson” që do të mbahet edhe ndonjë takim në bisedimet e Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit brenda këtij viti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit