Duke e komentuar fitoren e Tomisllav Nikolliqit në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi, lideri i socialistëve të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se tash e tutje gjërat do të jenë më të ndërlikuara.
I pyetur nëse marrëveshja e deritashme për koalicion me Partinë Demokratike të Boris Tadiqit vlen ende, Daçiq ka thënë se situate e re imponon një pozicion të ri në skenën politike.
“Kjo do të thotë se mandatarin e përcakton presidenti dhe pyetja tani është se kujt do t’ia japë ai këtë mandat. Gjithsesi, gjërat do të jenë më të ndërlikuara”, ka thënë Daçiq, për të përditshmen beogradase “Blic”.
Pas zgjedhjeve parlamentare dhe rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale më 6 maj, partia e Ivica Daçiqit ka arritur marërveshje me atë të Tadiqi për të nisur bisedimet mbi formimin e qeverisë së re pas rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.