Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç është takuar me Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer me të cilin ka biseduar për procesin e dialogut me Kosovën.
Daçiç thotë se ka presion të koordinuar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Serbisë për ta njohur Kosovën duke e cilësuar të papranueshme.
Ndërsa thotë se ende nuk ka biseduar me Presidentin Aleksandar Vuçiç në lidhje me detajet dhe formën e një seance parlamentare në të cilën ai do të paraqiste një raport mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.null
Ai ka bërë të ditur që pret që seanca të ndodhë më 22 ose 23 qershor, pas takimit në Bruksel.
“Ne diskutuam mundësinë e mbajtjes së një seance të tillë parlamentare disa muaj më parë, por tani çështja është aktuale pikërisht për shkak të koordinimit të presioneve si ndaj Vuciç dhe vendit tonë për të ndërmarrë hapa që janë të papranueshëm për ne, siç është njohja e Kosovës“, tha Daçiç në një intervistë për Tanjug.