1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Daçiç del kundër Beçiçit, shkak është njohja e pavarësisë së Kosovës

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Serbisë ka sulmuar kolegun malazez , Aleksa Beçiç, se nuk është ai që përzihet në punët e brendshme të Malit të Zi, por Podgorica është përzier në punët e brendshme të Serbisë me njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe rezolutën për Srebrenicën.

Beçiç dhe tjerët me po atë forcë historike me të cilën paraardhësit tanë në Shkodër dëshmuan vëllazëri, premtojë se në punët t brendshme të Serbisë askush nuk mund të përzihet, ashtu si bëri Mali i Zi me pranimin e Kosovës si shtet i pavarur”, tha Daçiç.

Në një deklaratë për mediat vendase Daçiç është shprehur se gjërat e brendshme të Malit të Zi nuk e interesojnë, as nuk përzihet, duke treguar se as Kosova as Srebrenica nuk janë në Malin e Zi, ndërsa përfaqësuesit malazez morën pjesë edhe në festimin e “stuhisë”.

Ndër të tjera ai ka sqaruar se thirrja e tij drejtuar mitropoliti Joanakije për përfshirje në zgjidhjen e krizës politike në Malin e Zi e ka bërë vetëm se konsideron se është e dobishme, që të gjithë liderët që fituan në kohën e protestave të besimtarëve ndaj sulmeve në kishën ortodokse të gjejnë zgjidhje për politikë të përbashkët apo me situatën “do kthehet Gjukanoviç në pushtet”.

Beçiç dhe ju tjerët mbani në mend, edhe Milo pat thënë se Serbia po bart ndarjet në Malin e Zi, po e vërteta është se ju jeni vetë përgjegjës për politikën tuaj dhe vendimet që nxisin ndarje, vëllazëria nuk është ajo që po bëni tash e sa vite” tha Daçiç..

Daçiç tha se kreut të Kuvendit malazez i ka dërguar ftesë për vizitë në Serbisë, sepse konsideron se dy shtet dhe popujt janë të afërt e vëllezër dhe se paraardhësit dhe “historia na obligojnë të tejkalojmë problemet./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit