2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Daçiç akuzon FIFA-s për hipokrizi

Më të lexuarat

Reagimi pas procedimit të Serbisë për “Kosovën” në dhomat e zhveshjes

Kryediplomati serb Ivica Daçiç tha se Serbia si shtet nuk mund të reagojë ndaj faktit që Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka iniciuar procedurë kundër kombëtares së Serbisë, sepse ato janë organizata sportive, por ka vlerësuar se ka hipokrizi në këtë lëvizje.

FIFA ka njoftuar se ka iniciuar procedura disiplinore ndaj kombëtares së Serbisë pasi një flamur me territorin e Kosovës është shfaqur në dhomën e zhveshjes së kombëtares së saj në Kupën e Botës në Katar me mesazhin “Jo dorëzim”.

“Kjo flet vetëm për hipokrizi. Sskush nuk flet dhe askush nuk dëshiron që futbollistët të përfshihen në politikë, por është fyese që dikush thotë se nuk ka dorëzim”, tha Daçiç për TV Prva, raportojnë mediat serbe.

Daçiç tha se futbollistët zviceranë nuk janë dënuar(kur Xhaka dhe Shaqiri i shënuar Serbisë në Botërorin e Rusisë dhe bën shqiponjën në festime) dhe se nuk ka patur ndëshkim për dronin në Beograd me flamurin e Shqipërisë së Madhe.

“Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht, anëtar i OKB-së, me Kosovën pjesë të Serbisë, që nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe që është fyese. Ky është një tregues se sa nuk ka parime, por standarde të dyfishta. Ata kurrë nuk do ta dënonin Ukrainën nëse do të thoshte ‘Donbasi është i yni’ dhe ‘Krimea është e jona’, cili është ndryshimi?”, pyeti Daçiç. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit