Qendra globale e teknologjisë, Silicon Valley ka njoftuar për vdekjen e Lawrence Tesler, krijuesit të komandave kompjuterike “prej, kopjo, bart” (cut, copy and paste).
Kompania Xerox ka njoftuar se ai ka vdekur në moshën 74-vjeçare.
“Krijuesi i komandave, cut/copy & paste, dhe komandave tjera ka qenë ish-hulumtues i Xeroxit”, ka thënë kompania në një postim në rrjetin social, Twitter.
“Jeta juaj është më e lehtë falë ideve të tij revolucionare. Larry ka vdekur të hënën, andaj na u bashkoni që të festojmë jetën e tij”.
Përveç Xerox, Tesler ka kontribuuar edhe në kompanitë, Amazon, Apple, Yahoo dhe të tjera.
Komanda “copy, paste” është bërë e njohur nga kompania Apple, pasi është përfshirë në softuerin e kompjuterit Lisa më 1983.