0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ç’tregoi kriza e targave mes Serbisë dhe Kosovës?

Më të lexuarat

Diskutim në Bruksel mbi situatën në Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të zbatojnë plotësisht marrëveshjet e arritura në dialogun e ndërsjelltë dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në arritjen e progresit të shpejtë drejt normalizimit të përgjithshëm të marrëdhënieve, tha të hënën në Bruksel ministri i Jashtëm evropian Josep Borrell.

Duke përmbledhur diskutimin e ministrave të jashtëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel, ai tha se Unioni shpreson që një raund i ri i dialogut të nivelit të lartë do të mbahet deri në fund të vitit, me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Borrell shtoi se ky ishte “të paktën qëllimi dhe ftesa e tij për të dy liderët”.

Sfidat në rritje me të cilat përballet rajoni

Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutuan “Dokumentin e Diskutimit për Ballkanin Perëndimor” të përgatitur nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), i kryesuar nga Borrell.

Dokumenti se situata politike në Ballkanin Perëndimor ishte “e ngarkuar nga sfidat në rritje”, me një krizë serioze politike të thelluar dhe një mesazh mosmarrëveshjeje në Bosnje, tensione në Kosovën veriore dhe ndaarje 1ndërpartiakenë Mal të Zi që “trondisin dhe paralizojnë sistemin politik” në atë shtet.

Në të thuhet gjithashtu se “atmosfera në lidhje me dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është ende plot sfida” dhe se nuk ka pasur progres në muajt e fundit.

Vihet re se “zgjidhja e mosmarrëveshjes (mes Serbisë dhe Kosovës) për targat ka treguar edhe një herë se dialogu mund të japë rezultate”, me mesazhe të qarta nga zyrtarë të lartë të BE-së dhe komuniteti më i gjerë ndërkombëtar, duke përfshirë bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

Dokumenti, i cili u diskutua nga ministrat e jashtëm të BE-së pa miratimin e konkluzioneve, fokusohet në “aplikimin e çështjeve të hapura në dialog” për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Forcimi i mesazheve nacionaliste

Palët në dialog “duhet të inkurajohen të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe të arrijnë qëllime pozitive, duke përfshirë marrëveshjet rajonale që lidhen me tregun e përbashkët rajonal”, thuhet në dokument.

Për të mbështetur përpjekjet e Borrelit në dialog, thuhet në tekst, nevojitet “mbështetja dhe angazhimi i vazhdueshëm i anëtarëve të nivelit të lartë të BE” në lidhje me Serbinë dhe Kosovën.

Analiza e Borrelit thotë se Unioni “tregoi një angazhim të fortë për Ballkanin Perëndimor” me Samitin në Slloveni dhe takime të tjera të nivelit të lartë, me mbështetje politike, financiare dhe teknike.

Ai shtoi, megjithatë, se këto “përpjekje u errësuan nga zhgënjimi i gjerë i partnerëve në Ballkanin Perëndimor kur bëhet fjalë për procesin e zgjerimit” dhe se “mbështetja publike për integrimin në BE po bie ndërsa mesazhet nacionaliste dhe politikat e identitetit forcohen”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit