Lojtari i kombëtares së Portugalisë dhe njëherësh edhe i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, në rrjetin social Twitter shpërndau një fotografi mbështetje dhe bëri thirrje për ndihmë për fëmijët e muslimanëve Rohingya, raporton Anadolu Agency (AA).
Ronaldo mbështet organizatën joqeveritare “Save the Children”, ndërsa në Twitter shkroi “Një botë në të cilën të gjithë i duam fëmijët tanë. Na ndihmoni, ju lutemi”.
Futbollisti, i cili edhe më herët ofroi mbështetje për fëmijët sirianë dhe dhuroi ndihmë për familjet në Siri, në porosinë e re shtoi hashtag #Rohingya dhe #Refugee si dhe dy fotografi. Në njërën fotografi tregohet një njeri me fëmijën në krahë, ndërsa në tjetrën gjendet Ronaldo me katër fëmijët e tij.