0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ç’porosi la ambasadori i Francës në Beograd

Më të lexuarat

Qëllimi i Francës është një Ballkan Perëndimor stabël dhe i begatë, tha ambasadori francez në Beograd, Pierre Cochard, duke theksuar se Parisi zyrtar dëshiron që ky rajon të jetë një hapësirë ​​e demokracisë, lirisë dhe marrëdhënieve ekonomike transparente.

Në një intervistë për mediumin serb, “Politika”, ai tha se lëvizja e njerëzve dhe shkëmbimi i mallrave në këtë rajon ende nuk është i lirë dhe i lehtë dhe se duhet bërë shumë në fushën e pajtimit, sepse në të kundërtën, thotë ai, rajoni do të destabilizohet.

“Faktorët e stabilizimit janë integrimi në Bashkimin Evropian, pajtimi dhe miratimi i standardeve evropiane”, tha Cochard.

Ambasadori i Francës në Beograd tha gjithashtu se aspirata është ruajtja e zonës Shengen si një hapësirë ​​ku njerëzit mund të lëvizin lirshëm dhe t’i kalojnë lirisht kufijtë.

“Shtetet duhet të bashkëpunojnë më mirë në mënyrë që ta ruajnë atë, ata kanë nevojë për më shumë solidaritet, si dhe për të krijuar një mekanizëm për një përgjigje të unifikuar në situata të tilla si kriza e emigrantëve, dhe kjo është një temë e rëndësishme për presidencën franceze”, tha Cochard.

Franca e merr presidencën gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Evropian më 1 janar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit