4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ç’po ndodh me riregjistrimin e automjeteve në veri të Kosovës?

Më të lexuarat

Treguesit e një procesi që ka nisur me 1 nëntor dhe duhet të përfundojë me 1 dhjetor

Në veri të Kosovës, për dy javë që nga hapja e afatit të ri për riregjistrim, janë regjistruar rreth 1500 vetura me targa legale me shenjën RKS (Republika e Kosovës).

Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga data 1 nëntor deri më 1 dhjetor 2023 të mundësojë riregjistrimin e automjeteve nga targat e vjetra serbe në ato të reja të Kosovës.

Ky vendim, siç theksoi Qeveria në sqarim, është rezultat i një numri të madh kërkesash për riregjistrim të automjeteve.

Qytetarët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës këto ditë vijnë dhe bëjnë riregjistrim, gjë që ishte thuajse e pamenduar deri para disa javësh, nga frika se mos u digjen automjetet.

“Të gjithë e njohën Kosovën, por unë nuk dua”

Ekipi i Anadollia-s gjeti disa automjete që prisnin në radhë për kontroll teknik në Mitrovicë, për t’u riregjistruar në targa të reja.

Shumica nuk ishin në disponim për të folur në media.

Një nga të paktët që pranoi ishte Dragan Kostiç nga fshati Sllatine, afër Vushtrisë, i cili jeton në fshatin Grabovc, komuna e Zveçanit që nga përfundimi i luftës në Kosovë në vitin 1999.

“Vendosa sepse nuk ka rrugëdalje tjetër. Unë jetoj në një vend që ne nuk e njohim, por, realisht, njihet. E gjithë bota e pranoi, por unë nuk doja”, tha Kostiç.

Ai thekson se deri më tani ai lirisht mund të lëvizte veturën e tij me targa KM.

Ai shton se edhe vitin e kaluar ka qenë i vetëdijshëm se duhet të riregjistrohet, por ka pasur frikë se mos i merr flakë vetura ose e rrahin.

Afati i fundit për riregjistrim është 1 dhjetori

Një pjesë e madhe e qytetarëve nga komuniteti serb që jetojnë në veri të Kosovës kanë vendosur që të riregjistrojnë veturat e tyre në Serbi, kështu që në rrugët e Mitrovicës më së shumti shihen automjete me shenja të qyteteve në Serbi si NP, BG, KG, LE…

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës thekson se deri më 1 dhjetor 2023 qytetarët do të kenë mundësi të përfitojnë nga përfitimet për regjistrimin e targave të Kosovës, të cilat përfshijnë doganën, tarifat administrative në Qendrën e regjistrimit të automjeteve, tarifat për targa dhe tarifat për pajisje me certifikate regjistrimi.

Pronarët e automjeteve me targa të vjetra të Serbisë nuk do të lejohen të regjistrohen me targa RKS pas datës 1 dhjetor dhe as të lëvizin brenda apo përtej territorit të Republikës së Kosovës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit