-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ç’përfaqëson 9 korriku në historinë shqiptare?

Më të lexuarat

Një ditë sa fatlume e sa fatkeqe prej një vendimi në Londër

Më 29 korrik 1913 u nënshkrua Traktati i Londrës, pjesë e Konferencës së Amabasadorëve të zhvilluar gjatë viteve 1912-1913.

Në Konferencën e Ambasadorëve nuk u njoh vetëm pavarësia e Shqipërisë por u zyrtarizua edhe ndarja përfundimtare e kufijve shqiptarë.

Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve, ndonëse vulosnin dështimin e planeve shoviniste të shteteve dhe qeverive fqinje për copëtimin e plotë të Shqipërisë, gjithsesi vendosën që fillimisht të shkëpusnin nga trungu shqiptar, Kosovën dhe tokat e Shqipërisë Lindore, që sot quhen Maqedonia Perëndimore. Më pas u diskutua dhe fati i trojeve në jug, si Çamëria.

Kjo konferencë erdhi si nevojë e zhvillimeve të ndodhura gjatë ndryshimeve të ekuilibrit të forcave, të dalë nga luftrat ballkanike. Kufijtë e Shqipërisë dhe të gjitha çështjet e tjera lidhur me të, do të zgjidheshin nga Fuqitë e Mëdha sipas marrëveshjeve midis palëve.

Perandoria Osmane kishte humbur shkëlqimin e saj. Shqipëria dhe fati i qytetarëve të saj do të bëhej pjesë e kësaj rrokopuje dhe produkt i një harte që do të prodhonte ndër vite veç tensione, duke lënë rreth 40 për qind të territorit të saj jashtë këtij ridimensionimi të Ballkanit. /atsh/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit