-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

COVID-19, vetëm lutja nuk mjafton

Më të lexuarat

Craig CONSIDINE

A mundet lutja vetëm që ta parandalojë një pandemi si coronavirusi? Edhe Profeti Muhamed mendonte ndryshe…

Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 po i detyron qeveritë dhe mediat që të ofrojnë këshillat dhe ndihmën e duhur ndaj njerëzve nëpër botë, pasi sëmundja ka arritur nivel global. Ka një kërkesë të lartë për profesionistët e shëndetit, po ashtu dhe për shkencëtarët të cilët studiojnë transmetimin dhe efektet e pandemisë.

Ekspertë si Dr. Anthony Fauci dhe gazetarë të shëndetit si Dr. Sanjay Gupta po thonë një higjenë e mirë dhe karantina, apo praktika e izolimit nga të tjerët me shpresën e parandalimit të përhapjes së sëmundjeve ngjittëse, janë format më të efektshme për ta parandaluar përhpapjen e COVID-19.

A e dini se kush tjetër ka sugjeruar një higjenë të mirë dhe karantinë gjatë një pandemie?

Muhamedi, Profeti i Islamit, para 1300 vjetësh (1400 vjetësh, korrektim i përkthyesit).

Ndonëse ai nuk ishte në asnjë mënyrë një “ekspert” tradicional në lidhje me sëmundjet ngjithëse, Muhamedi megjithatë kishte këshilla të rëndësishme për të parandaluar dhe luftuar një ngjarje të tillë si COVID-19.

Muhamedi ka thënë: “Nëse dëgjoni se diku ka rënë murtaja, mos hyni në të! Nëse ajo ka rënë diku dhe ju ndodheni në atë vend, mos dilni prej andej për t‟i shpëtuar!”

Ai po ashtu ka thënë: “Ata që kanë sëmundje ngjithtëse duhet të mbahen larg atyre qe janë të shëndoshë”.

Muhamedi po ashtu i ka nxitur fort njerëzit që t’i përmbahen praktikave të digjenës të cilat i ruajnë njërëzit nga infektimi. Shikoni hadithin e mëposhtëm, apo thënien e Profetit Muhamed: “Pastertia është pjesë e besimit”.

“Lani duart pasi zgjoheni nga gjumi, pasi ju nuk e dini ku kanë shkuar duart tuaja gjatë gjumit.”

“Bereqeti i ushqimit është në larjen e duarve para dhe pas ngrënies.”

Po nëse dikush sëmurët? Çfarë këshille do t’i jepje Muhamedi njerëzve që vuajnë nga dhimbja?

Ai do t’i nxiste njerëzit të kërkonin ndihmë dhe trajtim mjekësor: “Përdorni trajtimet mjekësore,” ka thënë ai, “pasi Zoti nuk ka krijuar asnjë sëmundje pa krijuar dhe ilaçin për të, me përjashtim të njërës – plakjes.”

Dhe më e rëndësishmja, ai dinte se kur ta balanconte besimin dhe arsyen. Në javët e fundit, disa kanë shkuar aq larg sa të sugjerojnë se lutja vetëm të ruan më shumë nga coronavirusi se sa respektimi i rregullave bazikë të distancimit shoqëror dhe karantinës. Si do t’i përgjigjej Profeti Muhamed kësaj si mënyra kryesore – ose e vetmja – e shërimit?

Lexo historinë e mëposhtme të transmetuar nga dijetari persian i shek. IX Et-Tirmidhiu: “Një ditë, Profeti Muhamed vuri re se një burrë beduin e kishte lënë devenë e tij të palidhur. Ai e pyeti beduinin: “Pse nuk e lidh devenë tënde? Beduini i përgjigjet: “Ia kam lënë Zotit në dorë.” Atëherë Profeti i tha: “Më parë lidhe devenë, e pastaj mbështetju Zotit.”

Muhamedi i nxiste njerëzit që të kërkonin udhëzim në fenë e tyre, por ai shpresonte se ata do të merrnin masa parandaluese për stabilitetin, sigurinë dhe mirëqënien e të gjithëve.

Me fjalë të tjera, ai shpresonte se njerëzit do ta përdornin arsyen.

Dr. Craig Considine është autori i shumë librave, ndër ta mund të përmendim librat “Humanizmi i Muhamedit: Një kënvështrim i krishterë” dhe “Islami në Amerikë”.

Marrë nga Newsweek.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit