Ndihma me pajisje mjekësore që Turqia e ka dërguar për në Itali për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID), ka arritur në kryeqytetin italian Romë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Avioni A400M i Forcave Ajrore Turke i dërguar me koordinim të Ministrisë turke të Mbrojtjes ka arritur në Itali pasi fillimisht ateroi në Spanjë, ku gjithashtu u dërguan ndihma.
“Avioni Forcave të Armatosura Turke me pajisje mjekësore që u ngrit nga Madridi, Spanjë, arriti në qytetin e Romës në Itali”, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.
Ndihma e dërguar nga Turqia, ndër të tjera, përfshin maska të prodhuara në Turqi, maska anatomike, syze mbrojtëse, veshje mbrojtëse dhe lëng antibakterial.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, i cili ka dalë për të pritur avionin, shprehu falënderime ndaj Turqisë për mbështetjen.
“Ndihma juaj e sotme është shumë e rëndësishme për ne. Falënderojmë presidentin (Recep Tayyip) Erdoğan, ministrin e Jashtëm (Mevlüt) Çavuşoğlu dhe popullin turk për solidaritetin”, tha Di Maio.