-2.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Çomlek me mushkëri e kërpudha

Më të lexuarat

ÇOMLEK: Gjellë e gatuar me thela mishi të ziera me qepë të plota ose të grira në copa të mëdha, me thelpinj hudhrash, me erëza dhe me pak uthull. Mish çomlek. Një pjatë çomlek.

Përbërësit:

▪ 800 gramë mushkëri pule
▪ 300 gramë kërpudha
▪ 4 kokë qepë
▪ 1 lugë piper i kuq i bluar
▪ 1 lugë niseshte
▪ 0,5 decilitri vaj
▪ 200 gramë oriz
▪ mëlmesa të përziera kripë, piper i zi

Përgatitja:

1. Qepët qërohen dhe priten në katrorka, ndërsa kërpudhat priten në shkopinj. Orizi zihet në ujë me kripë dhe kullohet nga lëngu i tepërt.

2. Në pak vaj kaurdisen qepët, pastaj shtohen kërpudhat dhe edhe ato kaurdisen pakëz.

3. Pastaj shtohen mushkëritë e pulës dhe kaurdisen derisa të ndërrojnë ngjyrë, derdhet pakëz ujë, ena mbulohet dhe lihen të kaurdisen të gjitha.

4. Kur mushkëritë të jenë gjysmë të kaurdisura, shtohet piper i kuq, dhe vazhdon kaurdisja në temperaturë mesatare me qëllim që të zbuten mushkëritë.

5. Nga fundi i kaurdisjes shtohet përzierja e niseshtesë me pak ujë, përzihet dhe zihet derisa të fitohet dendësia e dëshiruar.

6. Në çomlekun e gatshëm shtohen mëlmesa sipas shijes dhe përzihen ngadalë. Shërbehet me pilaf.

Këshillë shtesë: Gjatë përgatitjes së çomlekut, kohë pas kohe duhet përzier ngadalë me tel kuzhine, në mënyrë që të mos shpërbëhen mushkëritë. 

KAURDIS: Skuq pak mishin në tigan ose në tenxhere, duke i hedhur yndyrë, qepë të grira dhe pak salcë; skuq, tiganis. Kaurdis mishin (qepët, bamjet)./kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit