-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Çokollatat e preferuara “Kinder” shkaktojnë këtë sëmundje!

Më të lexuarat

Një kompani inspektuese gjermane e ushqimit e ka testuar çokollatën për diçka që quhet vaj mineral i hidrokarbureve aromatike (MOAH) – një nënprodukt i procesit të rafinimit të vajit – dhe ka gjetur nivele të larta të tij në produktet nga Ferrero, Lindt dhe Rubezhal, të cilat shiten në Aldi.

“MOAH mund të shkaktoj kancerin dhe t’i dëmtojë gjemonet njerëzore”, thotë Food Watch, kompania inspektuese, transmeton Telegrafi.

Ata gjithashtu pohojnë se i kanë treguar prodhuesve të këtyre çokollatave për rezultatet e këtyre testeve para se t’i publikonin dhe i kanë bërë thirrje të bëjnë një paraqitje publike për këtë gjë – thirrje e cila është refuzuar nga ta.

“Prodhuesit janë fajtorë për neglizhencë. Në vend se t’i pastrojnë dyqanet që i kanë mbushur me këto çokollata, ata bëhen sikurse nuk ka ndodhur ndonjë gjë”, thotë John Hegg.

Sipas European Food Safety Authority (EESFA), MOAH janë kancerogjene dhe mutagjene.

Një komunikatë nga Ferrero thotë se gjurmët e këtij vaji mineral ekzistojnë kudo në ambient dhe mund të jenë transferuar në ushqim përmes procesve të paketimit, ngjyrës së printimit apo transportit.

“Ferrero dëshiron t’u siguroj se të gjitha produktet e Ferrero janë të krijuara me kualitetin më të lartë dhe janë të sigurta për t’u konsumuar pasi që i përmbahen të gjitha legjislaturave ligjore të ushqimit”, kanë deklaruar ata. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit